Emanuel Macron

Sulmi i Iranit ndaj Shqipërisë, Macron: Veprime konkrete për sulmet kibernetike

8 Tetor 2022, 12:06| Përditesimi: 8 Tetor 2022, 12:25

  • Share

Presidenti francez Emanuel Macron foli në konferencën për shtyp në Prangë, pak pas takimit të parë të Komunitetit Politik Europian duke zbuluar disa nga çështjet kryesore që u diskutuan mes liderëve europianë. 

Duke folur për unitetin e 44 vendeve që u bashkuan kundër agresionit rus, Macron u ndal dhe te sulmi kibernetik mbi Shqipërinë nga Republika Islamike e Iranit. Ai theksoi se vendet e Europës do të kenë bashkëpunim ndërqeveritar në luftën kundër krimit kibernetik.

“Gjëja e dytë është se shumë vende evropiane kanë pësuar sulme të krimit kibernetik: disa nga Irani – Shqipëria disa javë më parë – të tjerët nga Rusia, disa shtete baltike. Dhe ndaj, të paturit e një strategjie mes nesh, bashkëpunimin ndërqeveritar për luftën kundër krimit kibernetik, por edhe kundër politikave propaganduese dhe dezinformuese është një element shumë i dobishëm mbi të cilin duam të ecim përpara”, tha Macron.

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Minimumi jetik në vend 184 euro për person, a është i mjaftueshëm?