Sulmet ushtarake kanë goditur të paktën dy spitale në qytetet ukrainase të Severodonetsk dhe Rubizhne, tregojnë imazhet e reja satelitore të marra të hënën nga Maxar Technologies.
Pjesë të konsiderueshme të Severodonetsk janë shkatërruar nga luftimet midis forcave ukrainase dhe ruse. Ukrainasit kanë ruajtur pozicionet e tyre mbrojtëse në qytet, duke penguar deri tani përpjekjet e rusëve për të marrë qytetin.
Edhe spitalet dhe zonat përreth tyre nuk janë kursyer nga sulmet ushtarake. Në Severodonetsk një numër ndërtesash në një kompleks spitalor janë shkatërruar.
Në Rubizhne jugore, një tjetër spital është shkatërruar. Ndërtesat përreth tij, duke përfshirë një kompani farmaceutike, janë shkatërruar gjithashtu.
Lajmi kryesor:
Lufta/Zelensky: Nuk do të jemi në gjendje të shesim qymyr dhe gaz jashtë vendit! Sulmet ajrore ruse shkatërrojnë një shkollë dhe një spital në Ukrainë
E.K/ReportTv.al