Gazmend Bardhi

Sulmet nga Asambleja e PS, reagon PD: Sot pamë një Edi Ramë në fund të karrierës së tij politike

9 Tetor 2020, 21:37| Përditesimi: 9 Tetor 2020, 21:40

  • Share

PD ka reaguar pas deklaratave të bëra nga kryeministri Edi Rama, ditën e sotme në Asamblenë e PS.

Përmes një postimi Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, e ka quajtur gjuhën e Ramës të dhunshme. Më tej ai shkruan se sot pamë një Ramë "në fund të karrierës së tij politike".

"Gjuhën e dhunës me të cilën i drejtohet qytetarëve të këtij vendi, e ka mësuar mes hajdutëve me të cilët ka 7 vite që qeveris. Kjo gjëndje mjerimi, depresioni dhe diktati do të marrë fund shumë shpejt.

Sot pamë një Edi Ramë në fund të karrierës së tij politike, një njeri të lodhur që ka shterruar nga çdo ide. Po i shtyn ditët deri në 25 prill duke premtuar ato që nuk bëri në 7 vjet, duke mashtruar për ato që nuk bëri. Tani i duhet edhe një premtim për ndërtimin e një rakete kozmike me forcat tona dhe është i kompletuar me Rilindjen e Mashtrimit.

Dëmi që Edi Rama ka bërë këto 7 vjet është kolosal. I ka vjedhur pa pushim shqiotarët dhe i ka detyruar të largohen nga vendi", shkruan Bardhi.

Komento

Komente

  • Sadushe: 10/10/2020 08:18

    Po ti bardha ku e pe fundin e rames.....po ai sesht si ju zonja bardha ai vesh pantallona.....

    Përgjigju
  • Tahir Tarfyci: 10/10/2020 05:20

    Patjeter!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!! Ju jeni e ARDHMJA e kombit bashk me cunin e falliut!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!! Pas vitit 2033

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?