Erion Veliaj dhe John Cornyn

Sulmet kibernetike të Iranit, Veliaj takon anëtarin e Komitetit të Inteligjencës së Senatit amerikan

18 Shtator 2022, 12:49| Përditesimi: 18 Shtator 2022, 12:51

  • Share

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj u takua në Uashington me Senatorin e Teksasit, John Cornyn,  që është njëkohësisht edhe anëtar i Komitetit të Inteligjencës së Senatit. Në një njoftim të bërë nga Bashkia Tiranë thuhet se në takim është diskutuar edhe çështja e sulmit kibernetik të Iranit në Shqipëri.

 “Shume i lumtur per takimin miqesor me Senatorin e Teksasit, John Cornyn, nga Komiteti i Inteligjencës së Senatit në Uashington. Një mik i Shqipërisë dhe vizitor i saj, ai kishte shume dëshire të mësonte për sulmet e fundit kibernetike të Iranit ndaj një vendi anëtar të NATO-s dhe rolin e Tiranës si Kryeqyteti Rinor Europian”, ka shkruar Veliaj në një postim në Twitter.

Veliaj ndodhet për një vizitë në Uashington, ku ka zhvilluar një sërë takimesh të rëndësishme në Kongresin dhe Senatin Amerikan. Ai u prit edhe nga kryetarja e Kongresit, Nensi Pelosi, ish kandidati për President të SHBA-së, senatori Mitt Romney, kryetari i Senatit Amerikan, Chuck Schumer dhe shumë zyrtarë të lartë amerikan.

K.T./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Lali: 18/09/2022 17:04

    Po ty kush te .... ik merr bole rregullo ndonje pusete

    Përgjigju
  • beni: 18/09/2022 13:08

    hahahah ky po ky, y thote ishalla e rrenojne krejt ramen

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?