Kryeministri Edi Rama

Sulmet kibernetike, Rama u përgjigjet kritikave: Kënaqësia që pjell kaq shumë akuza, flet për ligësi të neveritshme me vendin

13 Shtator 2022, 13:53| Përditesimi: 13 Shtator 2022, 15:25

  • Share

TIRANË- Kreu i qeverisë Edi Rama ka reaguar në lidhje me qëndrimet publike si dhe mënyrën e raportimit në media për sulmet kibernetike nga Irani. Në një postim në rrjetet sociale, Rama thotë se për këto sulme nga një shtet agresor ka shumë trillime dhe tregohet një ligësi e neveritshme në raport me vendin dhe njerëzit.

“Kënaqësia që pjell kaq shumë trillime, shpotitje dhe akuza lidhur me sulmet kibernetike nga një shtet agresor, përveçse për padije të thellë mbi fushën e përtaci të madhe ndaj informacionit, flet për një ligësi të neveritshme në raport me vendin e me njerëzit e këtij vendi”, shkroi Rama në Tëitter.

Opozita ka gjetur përgjegjëse qeverinë për sulmet kibernetike nga Irani, duke theksuar se dëshmi që vendi është i pambrojtur. Opozita kërkon nga  qeveria të punojë për të rritur masat e sigurisë për shmangien e sulmeve kibernetike nëpërmjet investimeve serioze.

Ndërsa një lajm të publikuar një ditë më parë në media, në lidhje me mosfunksionimit e sistemit TIMS në pikat kufitare pas sulmit të dytë kibernetik të Iranit, kreu i qeverisë e cilësoi si lajm i një fesë tallavaje dhe që disa portale që s’duan t’ia dinë për informimin e publikut.

Sistemi TIMS në vendin tonë u bë pre e një sulmi kibernetik nga qeveria e Iranit të premten në mbrëmje, duke shkaktuar radhë në të gjitha pikat kufitare në vendPas pak më shumë se 24 orësh ndërprerje sistemi TIMS u rikthye në normalitet në të gjitha pikat kufitare.

Ky është sulmi i dytë kibernetik që Irani bën ndaj Shqipërisë. Herën e parë, në korrik të këtij viti goditi shërbimet online, ku prej gati 4 javësh ato mbetën të bllokuara, Si rezultat i hetimeve u dol në përfundimin se ishte Irani që financoi sulmin. Nisur nga provat e pakundërshtueshme, Shqipëria mori vendimin për të prishur marrëdhëniet diplomatike.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Tosi: 13/09/2022 19:41

    Imoraliteti i kryedallkaukut te qeverise se pykave nuk ka te sosur ashtu sic dhe injoranca arrogante e tij. Qe ne menyre kaq kafsherore, paetike zyrtare dhe njerzore leshon akuza dhe fyrje ndaj kujdo qe nuk ndan te njejten mendje ose refuzon te serviloset apo rreshtohet si skllav pas potureve patronazhitare te tij.

    Përgjigju
  • artan: 13/09/2022 15:56

    Rama do bente mire te fillonte analizen nga gabimet e administrates. thjeshte per te dhene dy shembuj: 1. cfare hetimesh u bene per listat e ptronazhisteve ? si ka mundesi qe perfaqusues te PS kishen ato te dhena te detajuara? 2. Cfare kriticitetesh nxorren hetimet e priblikimit te pagava te shqiptareve ? Cfare masash jane marre dhe kush u denua dhe sa u denua? ankohemi per Iranin qe zhbiron IT shqiptare... ne fillim te analizojne problemet brenda shqiperise.

    Përgjigju
  • UKU MOMLIT: 13/09/2022 15:13

    Mbi "ligesine e neveritshme" te komentuesve prevalon sociopatia jote dhe uzurpimi i drejtesise per te mbrojtur krimin,korrupsionin dhe varferimin deri ne palce te ketij populli fatkeq.

    Përgjigju
  • veliu: 13/09/2022 14:47

    si pd dhe irani jane pa pune keshtuqe keta te pd sduhen me fol fare se na shpifen

    Përgjigju
  • sergi: 13/09/2022 14:45

    irani nuk paska pun tjeter po gjithesesi neve jemi me se te pergatitur

    Përgjigju
  • Agush: 13/09/2022 14:44

    Kujdes B..... tani se vetem ajo te ka ngelur. Mbase ...! Qesharak si shkarravinat qe i shet per art...!

    Përgjigju
  • ganiu: 13/09/2022 14:41

    sa te jeni juve z.rama neve do te kalojme cdo problem sic keni bere deri me tani,shum respekte per juve

    Përgjigju
  • sami: 13/09/2022 14:38

    informacionet qe duhet te jen private nuk duhet te dali ne publik dhe sidomos ne kontrrol nga nje shtet tjeter

    Përgjigju
  • indrit: 13/09/2022 14:36

    sulmi kirbenetik eshte shume i rrezikshem per te gjithe boten

    Përgjigju
  • Goni: 13/09/2022 14:30

    Esht kjo media e cila gjithmon e ben qimen tra per qellime ogurzeza

    Përgjigju
  • Luan: 13/09/2022 14:19

    Pd i nxjerr gjithe keto ligesi se e kane trurin dhe gojen te lidhur me zorren e trashe

    Përgjigju
  • Albert: 13/09/2022 14:19

    Njk e kuptoj sesi kenaqen ca njerez kur sulmohen sistemet qeveritare qe kane te gjithe te dhenat tona

    Përgjigju
  • Alban: 13/09/2022 14:18

    Po nevojtorja do flase gjithmone nuk do pushojne kurre por se kush i degjon aty eshte halli

    Përgjigju
  • Fuat: 13/09/2022 14:11

    Shpresoj qe keto sulme mos te perseriten m dhe irani te paguaj per cdo kirm kibernetik te bere ndaj vendit tone

    Përgjigju
  • Beni: 13/09/2022 14:09

    Nuk eshte neboja ti fryem kaq shume gjerat dhe dicka te vogel ta bejm kaq alarmante qeveria po punon dhe po ben te pa munderen per kete situat

    Përgjigju
  • Ani: 13/09/2022 14:08

    Kemi besim se nga te gjitha keto sulme vendi yne do te dal i fituar dhe irani do te demshperblej vendin tone per te gjithe ktimet e bera

    Përgjigju
  • elda: 13/09/2022 14:07

    flasin ato te opozites kot pas koti se kur ishin ato ne pushtet nuk zgjidhen gje

    Përgjigju
  • Ori: 13/09/2022 14:05

    Turpppp per tere keto negative qe kemi ne vendin tone dhe as lajmet nuk i japin ndonjehere te verteta

    Përgjigju
  • ina: 13/09/2022 14:05

    shpresoj qe ky sulm te mbaroje sa me pare

    Përgjigju
  • Era: 13/09/2022 14:04

    Me vjen vertet keq qe rrethohemi nga njerez qe kenaqen nga gjerat e keqija qe i ndodhin popullit

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?