Sulmet kibernetike në SHBA, ekspertët e teknologjisë: Kemi prova për përfshirjen e Rusisë

24 Shkurt 2021, 08:41| Përditesimi: 24 Shkurt 2021, 08:42

  • Share

Disa muaj pas sulmeve kibernetike, drejtuesit e kompanive teknologjike në SHBA shprehen se këto sulme janë të sofistikuara dhe se pas tyre mund të qëndrojë vetëm një tjetër. Sipas tyre, provat tregojnë se bëhet fjalë për Rusinë.

Seanca dëgjimore përpara Komitetit të Inteligjencës së Senatit ishte e para për të ekzaminuar sulmin, i cili është zbuluar nga kompania private e sigurisë FireEye, në muajin dhjetor.

Ekspertët e teknologjisë shprehen thonë se provat tregojnë për ndërhyrjen ruse dhe përshkruan saktësinë, ambicien dhe qëllimin e sulmit.

“Kemi pyetur veten se sa inxhinierë besojmë se kanë punuar në këtë përpjekje kolektive? Dhe, përgjigjja në të cilën kemi ardhur ishte... së paku 1,000 inxhinierë shumë të aftë”, tha presidenti i Microsoft-it, Brad Smith.

Ai tha se fushëveprimi real i ndërhyrjes është ende i panjohur, sepse shumicës së ‘viktimave’ nuk u kërkohet ligjërisht t’i zbulojnë sulmet, nëse ato nuk përfshijnë informacione të ndjeshme rreth individëve.

E.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?