Foto ilustruese

Sulmet kibernetike iraniane, Gjendja Civile: Nesër pezullohen aplikimet në zyrat e 'Aleat'! Do rrisim sigurinë

15 Shtator 2022, 19:38| Përditesimi: 15 Shtator 2022, 20:41

  • Share

Ditën e nesërme, më 16 shtator, do të ketë një pezullim të shërbimeve në zyrat 'Aleat' të Gjendjes Civile. Kjo do të thotë se të gjitha aplikimet lidhur me kartat e identitetit dhe pasaportat nuk do t'i ofrohen qytetarëve dhe kjo masë është marrë me qëllim për të rritur nivelin e sigurisë ndaj sulmeve kibernetike. Pezullimi i shërbimit është i përkohshëm dhe vetëm për ditën e nesërme.

Pas sulmit kibernetik ndaj sistemit "TIMS" nga qeveria e Iranit dhe sulmit tjetër kibernetik të ndodhur në korrik të këtij viti ku u goditën shërbimet 'onile', kjo ndërhyrje në shërbimin e Gjendjes Civile vjen për të rritur nivelin e sigurisë dhe për të garantuar në këtë mënyrë që shërbimi të jetë i pa ndërprerë edhe në rast se do të ishte pre e një sulmi të  ngjashëm kibernetik siç ndodhi në sistemin  "TIMS", apo dhe ndaj shërbimeve online .

Njoftimi i Gjendjes Civile:

'Për të rritur nivelin e sigurisë ndaj sulmeve kibernetike, Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile po ndërmerr një sërë masash të integruara. Në këtë kuadër, ditën e premte, 16 shtator, GJC njofton se NUK do të mund të ofrohet shërbim në zyrat e aplikimit të 'Aleat' për dokumente biometrike (pasaporta apo ID karta). Ministria e Brendshme kërkon mirëkuptimin e gjithë qytetarëve për këtë ndërprerje të përkohshme të shërbimit, vetëm për ditën e premte, por edhe kjo ndërhyrje shton masat komplekse për të garantuar shërbim të pandërprerë në vijim, e të sigurt për çdo qytetar.'

Sistemi TIMS në vendin tonë u bë pre e një sulmi kibernetik nga qeveria e Iranit të premten në mbrëmje, më 10 shtator duke shkaktuar radhë në të gjitha pikat kufitare në vendPas pak më shumë se 24 orësh ndërprerje sistemi TIMS u rikthye në normalitet në të gjitha pikat kufitare.

Ky është sulmi i dytë kibernetik që Irani bën ndaj Shqipërisë. Herën e parë, në korrik të këtij viti goditi shërbimet online, ku prej gati 4 javësh ato mbetën të bllokuara, Si rezultat i hetimeve u dol në përfundimin se ishte Irani që financoi sulmin. Nisur nga provat e pakundërshtueshme, Shqipëria mori vendimin për të prishur marrëdhëniet diplomatike.

S.C/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ariu polar: 15/09/2022 23:13

    A u hap dera tani lozin me ne lojen hap e mbyll. Jo nje dite por nje jave apo nje muaj ta mbyllni hakerat e gjejne menyren per tu futur kur u hakerua NATO dhe me pas Shtepia e Bardhe Shqiperine e kane si buka qe hahet.

    Përgjigju
  • UKU MOMLIT: 15/09/2022 19:58

    Mos është ndonjë lajm i rremë bre burra??? Hajde se del kryerilindasi dhe e përgënjeshtron këtë lajm që trondit opinionin publik kot së koti. Kryeministri i ka parapri këtyre sulmeve kibernetike dhe janë vetëm simulime apo ferra që Ai i shkel pa mëshirë dhe me këmbët zbathur.....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?