Sulmet e SHBA dhe Britanisë në Jemen, Rusia kërkon takim urgjent të OKB-së

12 Janar, 08:01| Përditesimi: 12 Janar, 10:20

  • Share

Rusia ka kërkuar një takim urgjent të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për të premten në lidhje me sulmet SHBA dhe Britanisë së Madhe në Jemen, thotë Misioni i Përhershëm Rus në OKB.

Misioni i tha agjencisë ruse të lajmeve Tass se takimi ishte planifikuar për në 10:00 në Nju Jork.

Të mërkurën, një rezolutë e Këshillit të Sigurimit kërkoi që Houthi-t e Jemenit t'i japin fund menjëherë sulmeve të tyre ndaj anijeve në Detin e Kuq.

Rusia dhe Kina, anëtarë të përhershëm të Këshillit, abstenuan në votimin për atë rezolutë, së bashku me Algjerinë dhe Mozambikun, ndërsa 11 vende votuan për të.


Lajmi kryesor:

Lufta/ Izraeli do dërgojë ilaçe për pengjet në Gaza! SHBA dhe Britania sulmojnë bazat Houthi në Jemen! Tajani: Mbështesim sulmet, por italia nuk mund të marrë pjesë pa miratimin e parlamentit


SI.E./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?