Sulmet e Rusisë në Ukrainë, Macron thirrje Putinit: Të ndalen menjëherë operacionet ushtarake

24 Shkurt 2022, 09:21
  • Share

Presidenti francez Emmanuel Macron tha se Rusia duhet të përfundojë “menjëherë” operacionet ushtarake në Ukrainë.

“Franca dënon me forcë vendimin e Rusisë për të sulmuar Ukrainën. Rusia duhet të përfundojë menjëherë operacionet e saj ushtarake. Franca qëndron në solidaritet me Ukrainën. Ajo qëndron me ukrainasit dhe po punon me partnerët dhe aleatët e saj për t'i dhënë fund luftës”, tha Presidenti francez Emmanuel Macron.

Presidenti francez foli me presidentin ukrainas Vlodymyr Zelensky ditën e sotme, ku  Zelensky kërkoi "ndërhyrje të shumta" për të mbështetur Ukrainën.

 


Lajmi kryesor:

Sulmi i Rusisë në Ukrainë 'ngre në këmbë' botën! BE: Orët më të errëta për Evropën që nga Lufta e Dytë Botërore! Johnson: Bllokojmë linjat ajrore dhe bankat ruse! Lavrov: Perëndimi s'respekton ligjin ndërkombëtar


  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?