Sulmet e raketave ruse ndaj termocentralit në Zaporzhzhia, Zelensky bën thirrje për ndihma nga aleatët: Vonesat kanë kosto

22 Mars, 09:15| Përditesimi: 22 Mars, 20:57

  • Share

 

Përmes një postimi në X, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka reaguar ndaj sulmeve me ruse me raket në termocentralin e Zaporzhzhias, më i madhi në Europë. Zelensky shprehet se bota tashmë e sheh qartë objektivin e agresorit. 

'Këtë natë, Rusia lëshoi ​​mbi 60 drone "Shahed" dhe afro 90 raketa të llojeve të ndryshme në Ukrainë. Bota i sheh objektivat e terroristëve rusë qartazi: termocentralet dhe linjat e furnizimit me energji, një digë hidroelektrike, ndërtesa të zakonshme banimi, madje edhe një trolejbus. Rusia është në luftë me jetën e përditshme të njerëzve. Ngushëllimet e mia për të dashurit e të vrarëve nga ky terror. Në të gjitha qytetet e prekura nga sulmi, shërbimet e nevojshme tashmë janë vendosur.'

Ai shton se ndihma do të vijë për të gjithë të prekurit e sulmeve. 

'Shpëtimtarët, inxhinierët e energjisë, autoritetet rajonale dhe lokale, policia dhe shërbimet komunale po ndihmojnë njerëzit. Askush nuk do të mbetet pa ndihmë. Energjia elektrike po rikthehet. Rimëkëmbja në Kharkiv dhe rajonin e tij, Zaporizhzhia, Sumy, Poltava, Dnipro, Odesa, Khmelnytskyi dhe rajoni i saj, Vinnytsia dhe Ivano-Frankivsk ka filluar që nga mbrëmja e kaluar.'

Nga ana tjetër, ai bën thirrje partnerëve për ndihmë të menjëhershme. 

'Raketat ruse nuk kanë vonesa, ndryshe nga paketat e ndihmës për Ukrainën. Dronët “Shahed” nuk kanë pavendosmëri, ndryshe nga disa politikanë. Është kritike për të kuptuar koston e vonesave dhe vendimeve të shtyra. Sistemet Patriot duhet të mbrojnë Kharkivin dhe Zaporizhzhia-n; mbrojtja ajrore kërkohet për të mbrojtur njerëzit, infrastrukturën, shtëpitë dhe digat. Partnerët tanë e dinë saktësisht se çfarë nevojitet. Ata mund të na mbështesin patjetër. Këto janë vendime të nevojshme. Jeta duhet të mbrohet nga këta të egër nga Moska.'


Lajmi kryesor:

Sulmi në një sallë koncertesh në Moskë, ISIS merr përgjegjësinë! 40 të vdekur dhe mbi 100 të plagosur! Terroristët në arrati


G.K//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?