Sulmet e Berishës ndaj Irena Gjokës, Beqiri: Ja përse pagoi edhe gazetën greke për të shkruar kundër gjyqtares së GJKKO

5 Mars, 18:29| Përditesimi: 5 Mars, 19:23

  • Share

 

Avokati Idajet Beqiri tha se kreu i Rithemelimit, Sali Berisha ka paguar median greke që ditën e djeshme publikoi një artikull ku pretendohej se gjyqtarja e GJKKO Irena Gjoka ishte dëbuar nga Greqia për falsifikim dokumentesh, pretendime që u rrëzuan nga reagimi i policisë greke.

Në ‘Studio Live’ në Report Tv, Beqiri tha se Berisha e ndërmori këtë sulm për të dëmtuar imazhin e gjyqtares për shkak se ajo u tregua e guximshme duke marrë vendimin që e la në arrest shtëpie që prej 30 dhjetorit të vitit të kaluar.

“Arritën deri aty ku thanë se ajo paska falsifikuar dokumentet për t’u futur në Greqi. E pse duhet ta bënte ajo diçka të tillë?  Irena Gjoka u sulmua kaq ashpër sepse qe e guximshme, e mori dhe e çoi atje në kafaz, ku e meritonte. Saliu nuk e godet vetëm për këtë. Ai po qenë element me të kaluar atdhetare me të kaluar anti-serbe Saliu çmendet dhe i sulmon ashpër

Kjo është mbesa e Hekuran Manekës që bëri kryengritje ndaj Ahmet Zogut. Saliu sa mori vesh që kjo është mbesa e Hekuran Manekës u bë bishë e tërbuar sa shkoi pagoi gazetën greke me paratë e vjedhura të shqiptarëve që të shpifë ndaj gjyqtares. Megjithë këto shantazhe, ajo dha një vendim nga më të drejtët”- u shpreh Beqiri.


Lajmi kryesor:

Beleri u dënua me 2 vite burg, Beqiri: Procesi në GJKKO, tepër normal! Berisha e Meta e kandiduan në Himarë për të krijuar destabilitet


B.V//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?