Pamje nga skena e sulmit të dyshuar si terrorist në Elad, Izrael

Bota

Sulme në qendër të Izraelit, tre persona të vdekur

5 Maj 2022, 21:49| Përditesimi: 5 Maj 2022, 21:56

  • Share

Tre njerëz janë vrarë dhe të tjerë janë plagosur në atë që policia ka thënë se dyshohet të jetë sulm terrorist në qendër të qytetit izraelit, Elad.

Dy sulmuesit njëri i armatosur me armë dhe tjetri me sëpatë kanë shënjestruar kalimtarët në parkun e qytetit, kanë raportuar mediat izraelite.

Të dyshuarit janë ende në arrati.

Ky sulm ka ndodhur teksa Izraeli ka shënuar Ditën e Pavarësisë, ditë pushimi për nder të themelimit të shtetit.

Ky sulm vjen edhe pas sulmeve vdekjeprurëse që janë kryer nga palestinezët dhe arabët izraelitë në ditët e fundit, duke shënuar periudhën me sulmet me të përgjakshme në Izrael prej vitit 2006.

Të paktën 15 njerëz janë vrarë në Izrael dhe në Bregun Perëndimor në javët e fundit.

Izraeli është përgjigjur duke bastisur qytezat palestineze, veprime që kanë nxitur përleshje dhe kanë rezultuar me viktima.

Së fundi ka pasur përleshje të dhunshme edhe në kompleksin e xhamisë Al-Aksa në Jerusalem, pikë e rëndësishme si për myslimanët, ashtu edhe për hebrenjtë, të cilët e quajnë Mali i Tempullit.

Autoritetet lokale u kanë kërkuar banorëve të qytetit Elad që të qëndrojnë në ambiente të brendshme.

Shumica e popullsisë së qytetit është pjesë e komunitetit të hebrenjve ultra-ortodoksë./REL

S.C/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?