Pasojat e sulmit terrorist në Somali

Sulme me makina bombë në Somali, të paktën 100 viktima

30 Tetor 2022, 16:28| Përditesimi: 30 Tetor 2022, 16:32

  • Share

Presidenti i Somalisë, Hassan Sheikh Mohamud, ka thënë se të paktën 100 njerëz u vranë në dy sulme me makina bombë në kryeqytetin e vendit, Mogadishu. Duke folur para gazetarëve në vendin e ngjarjes më 30 tetor, Mohamud shtoi se rreth 300 njerëz ishin plagosur në këtë sulm.

“Ne kërkojmë nga partnerët tanë ndërkombëtarë dhe myslimanët në mbarë botën që të dërgojnë mjekët e tyre këtu, pasi ne nuk mund t'i dërgojmë të gjitha viktimat jashtë vendit për trajtim”, tha ai.

Grupi terrorist Al-Shabaab, i lidhur me Al-Kaidën, ka marrë përgjegjësinë për sulmin, duke thënë se kishte në shënjestër ministrinë e Arsimit për gjoja marrjen e mbështetjes nga vendet jomyslimane. Presidenti Mohamud dhe zyrtarë të tjerë të lartë u takuan në Mogadishu për të diskutuar përpjekjet e zgjeruara për të luftuar ekstremizmin e dhunshëm dhe grupin Al-Shabaab.

Shtetet e Bashkuara e kanë përshkruar grupin Al-Shabaab si një nga grupet më vdekjeprurëse të Al-Kaidës dhe e kanë shënjestruar atë me sulme të shumta ajrore në vitet e fundit. Personeli ushtarak amerikan është kthyer në Somali pasi ish-presidenti amerikan, Donald Trump, i tërhoqi ata në vitin 2020.

Sulmet me makina bombë ndodhën në të njëjtin vend në vitin 2017, ku më shumë se 500 njerëz u vranë nga një kamion bombë./REL

S.C/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?