Sulm terrorist në Izrael, me makinë shtyp ushtarët në Jeruzalem, të paktën 12 të plagosur, në kërkim autori i sulmit

6 Shkurt 2020, 11:25| Përditesimi: 6 Shkurt 2020, 11:28

  • Share

Të paktën 12 ushtarë u plagosën rëndë, një në një sulm të dyshuar terrorist në Jeruzalem sot në mëngjes.

Ngjarja ndodhi në Jerusalem, në një lagje e banuar së shumti nga arabë

Autori i sulmit, ende i paidentifikuar dhe i kërkuar ndërkohë nga policia, ka drejtuar me shpejtësi makinën drejt një grupi ushtarësh izraelit duke plagosur më shumë se një 12 prej tyre dhe më pas u largua me shpejtësi nga vendngjarja.

Hamas e duartrokiti sulmin duke e quajtur atë "përgjigjen e duhur" për planin e paqes të propozuar nga presidenti amerikan Trump dhe kryeministri Netaniahu.

Në të njëjtat orë me ngjarjen,  trupat izraelite vranë një palestinez gjatë përleshjeve në Bregun Perëndimor të okupuar.

Në qytetin Jenin të Bregut Perëndimor, një djalë 19-vjeçar u qëllua për vdekje nga trupat izraelite ndërsa hidhte gurë mbi ta. Viktima e sotme është e dyta brenda dy ditëve. Dje një djalë 17-vjeçar u vra nga ushtarët izraelit në Hebron.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Minimumi jetik në vend 184 euro për person, a është i mjaftueshëm?