Flamuri i Azerbaixhanit

Sulm në Ambasadën e Azerbajxhanit në Iran, vritet shefi i Sigurisë, plagosen dy roje

27 Janar 2023, 10:04| Përditesimi: 27 Janar 2023, 10:09

  • Share

Shefi i Sigurisë së Ambasadës së Azerbajxhanit në Teheran është qëlluar për vdekje. Mediat shtetërore të Azerbajxhanit bëjnë me dije se si pasojë e sulmit kanë mbetur të plagosur edhe dy roje sigurie.

Një burrë me pushkë të llojit Kalashnikov e ka qëlluar për vdekje shefin e sigurisë në Ambasadën e Azerbajxhanit në Teheran, si dhe ka plagosur dy roje tjera të ambasadës, ka njoftuar ministria e Jashtme e Azerbajxhanit. Ministria ka thënë se hetimet kanë nisur, ndërsa përsa i përket gjendjes shëndetësore të të rojeve që janë plagosur thotë se është stabël.

Irani, vend në të cilin jetojnë miliona azerbajxhanas, e ka akuzuar Bakun disa herë për nxitje të qasjeve separatiste në territorin e tij. Marrëdhëniet në mes të Azerbajxhanit dhe Iranit kanë qenë tradicionalisht të tensionuara, pasi Bakuja është e afërt me, Turqinë,  rivalen historike e Iranit.

Irani po ashtu dyshon për bashkëpunimin ushtarak të Azerbajxhanit me Izraelin – i cili dërgon sasi të mëdha të armëve në Baku – duke thënë se Tel Avivi mund të përdorë territorin e Azerbajxhanit si urë kundër Iranit.

F.D/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?