Sulm me thikë në një stacion treni në Paris, disa të plagosur

11 Janar 2023, 09:26| Përditesimi: 11 Janar 2023, 15:02

  • Share

Një person ka plagosur me thikë disa njerëz mëngjesin e së mërkurës në stacionin qendror hekurudhor Gare Du Nord të Parisit.

Ministri i Brendshëm i Francës, Gerald Darmanin, tha se sulmuesi i dyshuar është neutralizuar.

“Një individ plagosi disa njerëz këtë mëngjes në Gare du Nord. Ai u vu nën kontroll. Faleminderit policisë për reagimin e saj efektiv dhe të guximshëm”, shkroi Darmanin në Twitter.

Operatori francez hekurudhor SNCF tha se policia “dukej se kishte hapur zjarr” ndaj sulmuesit, gjendja e të cilit aktualisht nuk dihet.

Sipas CNN disa njerëz u plagosën nga sulmi me thikë.

“Trafiku është i ndërprerë në [zonat] e nisjes dhe mbërritjes së Paris Nord. Policia duket se ka hapur zjarr kundër një personi të rrezikshëm që plagosi udhëtarët në Gare du Nord”, shkroi SNCF në Tëitter.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?