Foto nga Vendngjarja

Sulm me thikë në një kishë në Stamboll, 1 i vdekur

28 Janar, 11:57| Përditesimi: 28 Janar, 11:58

  • Share

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një kishë në Turqi, ku si pasojë e një sulmi me thikë ka humbur jetën një person.

Sulmi ndodhi gjatë meshës të së dielës (28 Janar) në kishën italiane Santa Maria në lagjen Sarıyer të Stambollit.

Sipas policisë, dy persona të panjohur me kapuç sulmuan besimtarët në kishë, ndërkohë që kanë nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes dhe kapjen e autorëve, raportojnë mediat turke.

Ministri i Punëve të Brendshme Ali Yerlikaya ka bërë një deklaratë në llogarinë e tij në rrjetet sociale në lidhje me sulmin në kishën Santa Maria, i cili e ka dënuar këtë sulm.

"Sot, rreth orës 11.40, në kishën Santa Maria në distriktin Sarıyer Büyükdere, CT, i cili ishte në mesin e atyre që morën pjesë në shërbim, u sulmua nga dy persona të maskuar dhe fatkeqësisht humbi jetën. Ka filluar një hetim në shkallë të gjerë për këtë çështje dhe përpjekjet për kapjen e sulmuesve. Ne e dënojmë fuqishëm këtë sulm të ndyrë", tha Yerlikaya.

 

S.S/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?