Shefi i departamentit të Policisë së Nju Jorkut, Jeff Maddrey

Sulm me thikë në Nju Jork, autori vret 4 persona dhe u vë flakën, plagos 2 policë para se të qëllohet për vdekje

3 Dhjetor 2023, 16:41| Përditesimi: 3 Dhjetor 2023, 16:54

  • Share

Katër persona, përfshirë dy fëmijë, janë vrarë dhe tre të tjerë janë plagosur pas një sulmi me thikë në Queens, Nju Jork.

Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së dielës, ndërsa menjëherë pas njoftimit, policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe  gjeti viktimat në një shtëpi që i ishte vënë zjarri.

I dyshuari goditi me thikë dy policë para se të qëllohej nga njëri prej policëve të plagosur, i cili më pas u dërgua në spital, por u deklarua i vdekur pas mbërritjes.

Në një konferencë për shtyp në Spitalin Xhamajka, policia konfirmoi se ata morën një telefonatë 911 në 05:10 me orën lokale (10:10 GMT), kur një "telefonuese e re femër deklaroi se kushëriri i saj po vret anëtarët e familjes së saj", raporton BBC.

Dy oficerë u dërguan në adresën e njoftuar, ku panë një mashkull që po dilte jashtë me bagazhe, të cilët u përpoqën të flisnin me të, por ai nxori një thikë, duke goditur një oficer në qafë dhe gjoks. Ndërsa oficerin e dytë e qëlloi në kokë.

Njëri nga oficerët ka mundur të nxjerrë armën e tij dhe ka qëlluar të dyshuarin. Kur më shumë oficerë u dërguan në vendngjarje, ata gjetën një vajzë 11-vjeçare në pjesën e përparme të shtëpisë. Ajo u dërgua në spital, por më vonë vdiq nga plagët e marra.

Pasi zjarrfikësja e Nju Jorkut mbërriti në vendngjarje, shërbimet e urgjencës gjetën trupat e tre personave të tjerë brenda shtëpisë: një djali 12-vjeçar, një femër 44-vjeçare dhe një mashkull rreth të 30-tave.

Një grua 61-vjeçare u dërgua në spitalin Mount Sinai me plagë të shumta me thikë. Policia beson se të gjitha viktimat kanë vdekur si pasojë e plagëve të marra me thikë dhe nga vendi i ngjarjes është nxjerrë një thikë kuzhine.

Policia e Nju Jorkut e quajti të dyshuarin si Courtney Gordon 39-vjeçare, e cila kishte një arrestim paraprak për dhunë në familje në Bronx. Ai ishte duke vizituar anëtarët e familjes së tij në Queens në kohën e sulmit. Policia gjithashtu njoftoi se hetimet po vijojnë, por personi që ka telefonuar në 911 po intervistohet në komisariat.

S.S/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?