Bota

Sulm me thikë në metronë e Tokios, plagosen 10 persona! Autori: Pashë gra të gëzuara, desha t’i vras

7 Gusht 2021, 10:58| Përditesimi: 7 Gusht 2021, 11:00

  • Share

Një burrë ka sulmuar me thikë udhëtarët në një tren të Tokios në mbrëmjen e së premtes, duke plagosur dhjetë prej tyre.

I dyshuari 36-vjeçar i tha policisë se u zemërua kur pa disa gra që “dukeshin të gëzuara” dhe dëshiroi t’i vriste.

Një studente thuhet se është në gjendje më të rëndë ndërsa nëntë të tjerët kanë marrë lëndime më të lehta.

Krimet e tilla janë të rralla në Japoni dhe Tokio është nën masa të rrepta të sigurisë në kohën kur po zhvillohen Lojërat Olimpike.

Burri i dyshuar i sulmoi pasagjerët në trenin që ndodhej afër stacionit Seijogakuen rreth orës 20 e 40 minuta të së premtes.

Treni u ndal në mënyrë urgjente nga vozitësit, pasi ata dëgjuan zhurmë brenda vagonëve.

Sipas hetuesve, i dyshuari kërceu mbi binarë dhe iku nga vendi i ngjarjes, por më vonë hyri në një dyqan dhe i tha stafit se ai është i dyshuari për incidentin e raportuar në medie dhe se është lodhur duke ikur.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?