Foto nga vendi i ngjarjes

Sulm me thikë në Lisbonë të Portugalisë, refugjati afgan vret me thikë dy gra

28 Mars 2023, 15:37| Përditesimi: 28 Mars 2023, 15:41

  • Share

Të paktën dy persona u vranë dhe një u plagos në një sulm me thikë në Qendrën Ismaili në Lisbonë të martën. Mediat e huaja shkruajnë se oficerët qëlluan drejt agresorit pasi ky i fundit nuk pranoi të lëshonte në tokë armën që mbante. 

Sulmi ndodhi pak para orës 11:00 të ditës së sotme. Ismailitë janë një pakicë brenda Islamit Shia, anëtarët e të cilëve janë sulmuar nga grupet ekstremiste në vende si Pakistani.

Për ngjarjen reagoi edhe kryeministri portugez, Antonio Costa i cili u tha gazetarëve gjithçka tregonte se ishte një akt i izoluar dhe ishte e parakohshme të bëhej ndonjë interpretim për krimin.

Autori i sulmit ishte një refugjat afgan. Ndërsa viktimat ishin dy gra me shtetësi portugeze. 
 

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?