Policia në vendin ku ndodhi sulmi

Sulm me thikë në Kaliforni, 2 të vdekur dhe disa të plagosur

23 Nëntor 2020, 08:47| Përditesimi: 23 Nëntor 2020, 09:37

  • Share

Një sulm me thikë ka ndodhur në San Hoze të Kalifornisë, ku si pasojë kanë mbetur të vdekur të paktën 2 persona.

Autoritetet konfirmojnë se sulmi me thikë ka ndodhur në kishën Grace Baptist.

Ndërkaq raportohet se ka edhe disa persona të tjerë të plagosur, të cilët po marrin trajtim mjekësor. 

Mediat bëjnë të ditur, se deri më tani është arrestuar një person, ndërkohë që nuk dihet numri i saktë i personave të përfshirë në ngjarje.

Policia tha se asnjë shërbim nuk po kryhej në kohën e goditjes me thikë, por që në atë moment disa të pastrehë ndodhehsin në kishë në mënyrë që ata të mund të mbroheshin nga të ftohtit. 

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?