Bota

Sulm me thikë në Gjermani, 3 të vrarë dhe 6 të plagosur! Autori i sulmit ishte i alkolizuar

25 Qershor 2021, 19:30| Përditesimi: 25 Qershor 2021, 19:42

  • Share

3 persona kanë mbetur të vdekur dhe 6 të plagosur si pasojë e një sulmi me thikë në qytetin Wurzburg në Bavari, rreth 120 kilometra në lindje të Frankfurtit.  Sipas policisë, një hetim është duke u zhvilluar dhe pjesë të qendrës së qytetit u mbyllën. Megjithatë, nuk ka më asnjë rrezik për popullatën.

"Ne kemi arrestuar një të dyshuar," tha policia e Franconisë së Ulët në Twitter.  "Nuk ka asnjë tregues të një të dyshuari të dytë. Nuk ka asnjë rrezik për popullatën.", thuhet në njoftim.

Autori i sulmit ka qenë i alkolizuar. 

 

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?