Mykhailo Drapatyi

Lufta/ Estonia: Mund të dërgojmë trupa ushtarake në Ukrainë

13 Maj, 09:58| Përditesimi: 13 Maj, 22:55

  • Share

Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i presidentit të Estonisë, Madis Roll thotë se qeveria po diskuton mundësinë e dërgimit të trupave në Ukrainën perëndimore. 

Sipas këshilltarit presidencial të Estonisë, qeveria tani po analizon dislokimin e mundshëm dhe do të preferonte ta bënte këtë si pjesë e një misioni të NATO-s "për të demonstruar forcë dhe vendosmëri".

Forcat e armatosura të Kievit kanë njoftuar se kanë zëvendësuar komandantin përgjegjës Yuriy Galushkin për vijën e frontit në Kharkiv me gjeneralin Mykhailo Drapatyi, në verilindje të Ukrainës. Arsyeja e këtij ndryshimi nuk u bë e ditur por kjo gjë vjen pasi ofensiva ushtarake e ushtrisë ruse po përparon në rajonin e Kharkivit.

Ndërkohë ditën e djeshme pesëmbëdhjetë persona u vranë në qytetin rus të Belgorodit pasi një ndërtesë banimi u sulmua me raketë. Lajmi është bërë i ditur nga Ministria Ruse e Situatave Emergjente.

Thuhet se mes viktimave ka edhe dy fëmijë, raporton agjencia e lajmeve Kyiv Independent. Sipas guvernatorit të Oblastit të Belgorodit, Vyacheslav Gladkov, një pjesë e ndërtesës 10-katëshe u shemb më herët gjatë ditës. Gladkov tha gjithashtu se ndërtesa u godit nga një raketë ukrainase gjatë një sulmi ajror në rajon.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes të Moskës, mbrojtja ajrore ruse rrëzoi gjashtë raketa Tochka-U mbi rajonin Belgorod. Ndërtesa e banimit është dëmtuar nga raketa Tochka-U.

Ndërsa zyrtarët ukrainas nuk i kanë komentuar këto pretendime.

Ora 22:49
Estonia: Mund të dërgojmë trupa ushtarake në Ukrainë

1715633449_tjutritri.JPG

Madis Roll

Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i presidentit të Estonisë, Madis Roll thotë se qeveria po diskuton mundësinë e dërgimit të trupave në Ukrainën perëndimore. 

Sipas këshilltarit presidencial të Estonisë, qeveria tani po analizon dislokimin e mundshëm dhe do të preferonte ta bënte këtë si pjesë e një misioni të NATO-s "për të demonstruar forcë dhe vendosmëri".

Ora 19:26
FOTO/ Gruaja e presidentit Zelensky takohet me Vuçiçin në Beograd

1715621320_rthrhrtjtrytyj.JPG

Olena Zelenska dhe Aleksandar Vuçiç

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç është takuar sot në Beograd me Olena Zelenskën, bashkëshorten e presidentit ukrainas Volodymey Zelensky, e cila prej ditës së djeshme po viziton kryeqytetin serb.

Sipas mediave tema e takimit ishin lidhjet kulturore mes dy vendeve dhe çështjet humanitare.

“Ne folëm veçanërisht për nevojat e kategorive më të kërcënuara të popullatës dhe fëmijëve, të cilët janë më të cenuarit në çdo konflikt”,- ka shkruar Vuçiç në profilin e tij në Instagram, siç raportojnë mediat.

Ora 16:34
Djali i Patrushev emërohet zëvendëskryeministër rus

Foto: Denis Manturov

Duma e Shtetit rus ka miratuar emërimin e Dmitry Patrushev, djalin e politikanit dhe ish-oficerit të inteligjencës Nikolai Patrushev, në postin e zëvendëskryeministrit të Rusisë. Lajmin e raporton agjencia e lajmeve Tass.

Denis Manturov u emërua zëvendëskryeministër i parë.

 

Ora 15:59
Kievi zëvendëson shefin e ushtrisë në vijën e frontit në Kharkiv

Foto: Mykhailo Drapatyi

Forcat e armatosura të Kievit kanë njoftuar se kanë zëvendësuar komandantin përgjegjës për vijën e frontit në Kharkiv, në verilindje të Ukrainës.

Lajmi u bë i ditur nga zëdhënësi i ushtrisë ukrainase Nazar Voloshyn, duke shpjeguar se u vendos që të emërohej gjeneral brigade Mykhailo Drapatyi në krye të trupave në Kharkiv duke zëvendësuar Yuriy Galushkin .

Arsyeja që çoi në këtë ndryshim nuk u bë e ditur, por kjo gjë vjen pasi ofensiva ushtarake e ushtrisë ruse po përparon në rajonin e Kharkivit. Vetë autoritetet ukrainase folën për një "moment të vështirë", duke pranuar "sukseset taktike" ruse.

Xh.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?