Sulm me eksploziv pranë Ambasadës Amerikane, dy kamikazë hedhin veten në erë: Një i vdekur dhe 5 të plagosur

7 Mars 2020, 05:38| Përditesimi: 7 Mars 2020, 05:50

  • Share

Një polic ka humbur jetën edhe 5 të tjerë janë plagosur pas një sulmi terrorist në Tunizi këtë të premte. Ministria e Brendshme Tuniziane ka deklaruar se dy kamikazë goditën një post sigurie pranë ambasadës amerikane në kryeqytetin e vendit, Tuniz.

Sufyan al-Sulaiti, një zëdhënës i degës gjyqësore antiterror, tha se dy sulmuesit përdorën një sasi të madhe eksplozivi dhe se motorët në të cilët kishin hipur po ashtu ishin të mbushur me eksploziv.

Departamenti Amerikan i Shtetit ka bërë me dije se një prej anëtarëve të stafit të ambasadës mbeti i plagosur në sulm. Megjithatë, “nuk raportohet për ndonjë amerikan të plagosur nga sulmi”.

"Ne jemi të indinjuar nga ky sulm dhe jemi të trishtuar të dëgjojmë raportet e një fatkeqësie nga shërbimet e sigurisë të Tunizisë," tha zëdhënësi. "Por komplimentojmë forcat tuniziane të sigurisë për përgjigjen e tyre të shpejtë dhe efektive ndaj incidentit."

Zëdhënësi po ashtu theksoi se Departamenti Amerikan i Shtetit po punon me autoritetet lokale për hetimin e mëtejshëm të ngjarjes, dhe se asnjë organizatë nuk ka marrë përsipër përgjegjësinë për sulmin.

Ambasadori amerikan në Tunizi, Donald Blome, me anë të një postimi në Twitter, ka reaguar përsa i përket sulmit pranë  institucionit që ai drejton duke u shprehur falenderimet dhe ngushëllimet ndaj personave që ndihmuan në sigurimin e ambasadës.

“Falenderoj autoritetet tuniziane, të cilët sakrifikuan veten e tyre në mbrojtjen e Ambasadës Amerikane”, tha Blome teksa shtoi se: "Ne riafirmojmë angazhimin tonë për miqësinë tonë të gjatë me Tunizinë dhe aleancën tonë me ta kundër masës së terrorizmit".

Ndërkohë, Presidenti tunizian Qais Saeed vizitoi në Spitalin e Forcave të Sigurisë së Brendshme 5 personat të cilët arritën t’i mbijetonin sulmit, raportojnë mediat vendase.

Pranvera Arabe e filluar në 2011 në Tunizi për kalimin e vendit në demokraci ka dëmtuar vendin nga dhuna. Kombi ka përjetuar disa sulme të rënda terroriste që nga nisja e Pranverës Arabe, përfshirë sulmin me armë në 2015 në qytetin turistik të Sousse që la 38 njerëz të vdekur. Por shumica e sulmeve kanë qenë sulme të nivelit më të ulët ndaj shënjestrave të hapura, si policia.

Vendi është përpjekur të përmbajë zgjerimin e grupit të xhihadistëve, pavarësisht një numri të konsiderueshëm të vendasve që u bashkohen grupeve të ISIS dhe al-Kaeda.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?