Afganistan

Sulm me bombë në një shkollë fetare të Afganistanit, vdesin 10 persona

30 Nëntor 2022, 14:29| Përditesimi: 30 Nëntor 2022, 14:31

  • Share

Të paktën 10 persona janë vrarë pas një shpërthimi me bombë në një shkollë fetare në veri të Afganistanit. Shpërthimi ndodhi në Aybak në provincën Samangan dhe la shumë të tjerë të plagosur, shkruajnë mediat e huaja.

Por ende nuk është përcaktuar saktë numri i personave që kanë ndërruar jetë, ndërkohë që asnjë prej grupeve nuk ka marrë përgjegjësinë mbi sulmin terrorist.

Shpërthimi thuhet se ka ndodhur teksa njerëzit po largoheshin nga lutjet pranë një xhamie dhe një mjek në spitalin lokal tha se shumica e viktimave ishin nxënës të shkollës.

“Të gjithë ata janë fëmijë dhe njerëz të zakonshëm”, citohet të ketë thënë një mjek.

Zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme Abdul Nafee Takkur tha se forcat e sigurisë së talibanëve po hetonin sulmin dhe u zotua të "identifikojnë autorët dhe t'i ndëshkojnë ata për veprimet e tyre". Aybak është një qytet historik që u bë i njohur si një qendër tregtare dhe një qendër për budistët në shekujt 4 dhe 5. Ndodhet rreth 200 km (130 milje) në veri të kryeqytetit Kabul.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?