Foto ilustruese

Sulm me armë zjarri gjatë mbrëmjes së Krishtlindjeve në Angli, vdes një grua dhe plagosen disa persona

25 Dhjetor 2022, 08:13| Përditesimi: 25 Dhjetor 2022, 08:17

  • Share

Një sulm me armë zjarri ka ndodhur brenda një lokali në Wallasey të Anglisë. Një grua ka vdekur dhe disa të tjerë janë plagosur. Ngjarja ka ndodhur në orën 23:50 të mbrëmjes së Krishtlindjes pranë një zone ku shumë të rinj po festonin.

Viktima u dërgua fillimisht në spital ku ndodhej në gjendje të rëndë por më pas nuk mundi të mbijetonte. Për ngjarjen e ndodhur, policia angleze ka deklaruar se ende nuk kishin të dhëna lidhur me autorin dhe motivin për sulmin.

"Ky hetim është në një fazë shumë të hershme dhe ne e kuptojmë se ky është një incident vërtet tronditës dhe shkatërrues sepse ndodhi pak para ditës së Krishtlindjes në një vend të ngjeshur me të rinj”-u shpreh detektivi David McCaughrean.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?