Pamje nga vendngjarja

Sulm me armë zjarri në Jeruzalem, plagosen 7 persona

16 Nëntor 2023, 14:42| Përditesimi: 16 Nëntor 2023, 14:45

  • Share

Një sulm me armë zjarri ka ndodhur në Jeruzalem, Izrael, gjatë ditës së sotme. Sipas burimeve për mediat e huaja, bëhet me dije se një zëdhënës i Policisë ka raportuar për 7 persona të plagosur.

Mësohet se sulmi ndodhi në një pikë kontrolli tuneli që çon në Bregun Perëndimor dhe një i dyshuar ishte “neutralizuar”.

Në përditësimin e fundit të policisë, zëdhënësi tha se “tre terroristë u neutralizuan” nga forcat e sigurisë të vendosura në vendkalim.

“Kjo ndodhi pasi ata arritën me një automjet të dyshimtë dhe hapën zjarr në drejtim të forcave tona. Si rezultat i sulmit terrorist, shtatë persona pësuan lëndime të shkallëve të ndryshme dhe aktualisht janë duke u evakuuar për trajtim mjekësor”, tha Policia.

Policia Kufitare dhe anëtarët e Forcave të Mbrojtjes të Izraelit janë ende në vendin e sulmit dhe njësitë e asgjësimit të bombave të rrethit të Jerusalemit “po veprojnë në zonë”, tha zëdhënësi.

Nuk kishte asnjë koment të menjëhershëm nga zyrtarët palestinezë lidhur me ngjarjen.

 

S.S/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?