Protesta në Iran

Sulm me armë zjarri gjatë protestave në Iran, vdesin pesë persona, mes tyre një vajzë e re

16 Nëntor 2022, 22:08| Përditesimi: 16 Nëntor 2022, 22:11

  • Share

Të paktën pesë persona u vranë në provincën jugperëndimore të Iranit të Khuzestanit të mërkurën në atë që media shtetërore e përshkroi si një sulm terrorist.

Televizioni shtetëror i Iranit tha se 15 të tjerë u plagosën në sulmin në tregun e qytetit Izeh. Sipas Reuters, raportohet se dy persona të armatosur në një makinë hapën zjarr ndaj njerëzve, pjesa më e madhe e të cilëve po protestonin.

Pakica etnike arabe e Iranit, e cila kryesisht jeton në Khuzestan, i është bashkuar protestave javësh të shkaktuara nga vdekja në paraburgim e gruas së re iraniane Mahsa Amini më 16 shtator.

Mes viktimave është edhe një vajzë e re dhe dy anëtarë të ushtrisë vullnetare të vendit.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Minimumi jetik në vend 184 euro për person, a është i mjaftueshëm?