Tragjedi në Mal të Zi! 10 viktima nga sulmi me armë, mes tyre 2 fëmijë! Autori 34-vjeçar u ekzekutua nga një qytetar

12 Gusht 2022, 19:04| Përditesimi: 12 Gusht 2022, 22:56

  • Share

Një tragjedi ka ndodhur në Mal të Zi ku janë vrarë 10 persona, mes tyre 2 fëmijë dhe kanë mbetur të plagosur 6 të tjerë. Autori 34-vjeçar i identifikuar si Vuko Boriloviç ka qëlluar me armë zjarri drejt anëtarëve të një familje që kishin marrë ambient me qira në shtëpinë e tij. Por plumbat kapën edhe njerëz të tjerë në rrugë në afërsi të vendbanimit të tij në qytetin Cetinje. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:00. Autori 34-vjeçar i sulmit u vra nga një fqinj, ndryshe nga siç ishte raportuar më parë se ishte ekzekutuar nga policia. Nuk dihet nëse është arrestuar fqinji që vrau autorin e sulmit.

Mes viktimave janë edhe 2 fëmijë të moshës 11 dhe 8 vjec, ndërsa nëna e tyre është plagosur. I lënduar mbeti edhe një polic që është dërguar me urgjencë për të marrë trajtim mjekësor në spital. Sipas mediave malazeze, autori ka qenë i armatosur me armë gjahu teksa po ecte nëpër lagjen e qytetit Cetinje nga ku më pas ka filluar të qëllojë. 

Për ngjarjen e rëndë ka reaguar edhe kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, i cili me anë të një mesazhi në rrjetin social Telegram ka shprehur keqardhjen dhe ngushëllimet e tij për familjarët e viktimave. Ndër të tjera bëri të ditur se qeveria e Malit të Zi do të shpallë tri ditë zie lidhur me ngjarjen e rëndë . 

"Ka ndodhur një tragjedi që Mali i Zi nuk e mban mend. Ftoj të gjithë qytetarët e Malit të Zi që të luten për familjet e viktimave të pafajshme, të afërmit, miqtë e tyre dhe të gjithë qytetarët e kryeqytetit historik të Cetinjës", shkruan Abazoviç.

Në vendngjarje ndodhet prokurori i lartë i shtetit, shërbimet e emergjencës, policia dhe Shërbimi i Mbrojtjes dhe Shpëtimit.

Ora 22:50
FOTO/ Ky është autori i sulmit me 10 viktima në Mal të Zi

1660337660_1235665ubicals.jpg

Vuko Boriloviç është 34-vjeçari që vrau 10 persona në qytetin Cetinje të Malit të Zi pas një konflikti për qiranë me familjen që kishte marrë ambient me qira në shtëpinë e tij. Sipas mediave malaeze, sulmuesi fillimisht ka vrarë fqinjën dhe fëmijët e saj, e më pas ka telefonuar bashkëshortin për t’i treguar çfarë kishte bërë.

Ora 21:21
Masakra në Mal të Zi/ Abazoviç shpall 3 ditë zie kombëtare 

1660325390_vendngjarja.jpg

Kryeministri Dritan Abazoviç tha masakra e ndodhur ditën e sotme në Cetinje ku u vranë 10 persona dhe 6 të tjerë u plagosën është ndër më të rëndat në historinë e malazezëve dhe bëri të ditur se qeveria e Malit të Zi do të shpallë tri ditë zie lidhur me ngjarjen e rëndë.

 

Ora 21:00
Masakra në Mal të Zi/ Gjukanoviç: Një tragjedi e paprecedentë që prek të gjithë vendin

Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç ka reaguar pas masakrës së ndodhur në Cetinje ku një 34-vjeçar sulmoi me armë duke vrarë 10 persona dhe plagosur 6 të tjerë.

Presidenti Gjukanoviç e ka konsideruar ngjarjen një tragjedi të paprecedentë që ka prekur gjithë Malin e Zi duke shprehur ngushëllimet e tij të sinqerta për familjet e viktimave, për të gjithë ata që humbën të dashurit e tyre.

"Jam thellësisht i tronditur nga lajmi për tragjedinë e tmerrshme në Cetinje. Shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta për familjet e viktimave, për të gjithë ata që kanë humbur të dashurit e tyre. Ne si shoqëri duhet të solidarizohemi me ta në këto të momente të vështira”, shkruan presidenti në llogarinë e tij në Tëitter.

 

Ora 19:47
Tragjedia në Mal të Zi/ Abazoviç: Të qëndrojmë afër familjarëve të viktimave të pafajshme

1660326422_tragjedia.jpg

Kryeministri malazez Dritan Abazoviç ka reaguar pak pas masakrës së ndodhur ditën e sotme në Cetinje të Malit të Zi, ku një 34-vjeçar ka qëlluar me armë duke vrarë 10 persona dhe plagosur 6 të tjerë.

Ngjarja e sotme në Cetinje është një tragjedi që Mali i Zi nuk e ka parë më parë. I ftoj të gjithë qytetarët e Malit të Zi që të jenë me familjet e viktimave të pafajshme, të afërmit e tyre, miqtë dhe të gjithë qytetarët e Cetinjës”, shkruan Abazoviç në Telegram.

Ora 19:38
Emri/ Kush është autori 34-vjeçar i masakrës në Mal të Zi! Vrau 10 persona dhe plagosi 6 të tjerë

Autori 34-vjeçar i masakrës në Mal të Zi, i cili vrau 10 persona dhe plagosi 6 të tjerë është identifikuar nga autoritet malazeze si Vuko Boriloviç.

S.C//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Arjeta: 13/08/2022 19:32

    zoti ndihmovt viktimave , tqum pesh

    Përgjigju
  • Jari: 13/08/2022 07:55

    E rëndë kjo njarje, por nuk e di ça thotë Klodi Tik Llalla se Likja, Sali Non Grada e soji e sollorropi i tyre po bëjnë dasmë me viktimat dhe thonë e ka fajin Edi Rama.

    Përgjigju
  • Vsbej: 12/08/2022 21:39

    Terrorizmi sllav arrin permasa te reja.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?