Sulm me armë ndaj ekipit të Kombeve të Bashkuara në Kongo vdes ambasadori italian

22 Shkurt 2021, 12:33| Përditesimi: 22 Shkurt 2021, 17:29

  • Share

Ambasadori Luca Attanasio në Kongo u vra gjatë një sulmi me armë ndaj autokolonës së Kombeve të Bashkuara.  Në një deklaratë të shkurtër, ministria e jashtme Italiane tha se Luca Attanasio dhe oficeri, i quajtur Vittorio Iacovacci u vranë në Goma.  

Në makinë kishte pesë persona shoferi vdiq pasi u qëllua me disa plumba dhe dy të tjerët humbën jetën në spital.

Ministri i Jashtëm italian Luigi Di Maio shprehu trishtimin e tij për vrasjet e ambasadorit dhe policit.

" Kam mësuar me dhimbje të pamasë për vdekjen e sotme të ambasadorit tonë në Kongo. Rrethanat e këtij sulmi nuk dihen ende dhe nuk do të kursehet asnjë përpjekje për të hedhur dritë mbi atë që ndodhi " , tha Di Maio. 

Presidenti i Italisë, Sergio Mattarella, tha në një deklaratë: " E mora me dhimbje të madhe lajmin e sulmit frikacak që goditi një autokolonë ndërkombëtare pranë qytetit të Goma disa orë më parë, duke vrarë ambasadorin Luca Attanasio, karabinierin Vittorio Iacovacci dhe shoferin e tyre”.

Sulmi ndodhi rreth orës 10:15 të mëngjesit me kohën lokale dhe sipas autoriteteve lokale besohet të ketë qenë një përpjekje rrëmbimi.  Nuk është e qartë se kush fshihet pas  kësaj por shumë grupe të armatosura dihet që veprojnë në park dhe përreth tij. Attanasio kishte përfaqësuar Italinë në Republikën Demokratike të Kongo-s që nga viti 2017. Ai u bashkua me shërbimin diplomatik në 2003 dhe më parë shërbeu në Marok dhe Nigeri.

Republika Demokratike e Kongos ka vuajtur për shumë vite një lufte brutale civile . Konflikti çoi në humbjen e rreth pesë milion jetëve midis dhe 1994 dhe 2003, duke u konsideruar si Lufta më e Madhe e Afrikës. Por fundi i konfliktit nuk i dha fund dhunës. Dhjetëra milici dhe grupe rebele vazhdojnë të veprojnë në zonat lindore.

Misioni paqeruajtës i Kombeve të Bashkuara ka qenë në Kongo që nga viti 1999 dhe shënon një nga operacionet më të mëdha paqeruajtëse në botë, me më shumë se 17,000 personel.

Ora 16:37
Vrasja e ambasadorit italian, Xhaçka: E shokuar nga lajmi, gjendemi pranë familjes së viktimave dhe homologëve italian

Pas sulmit me armë ndaj autokolonës së Kombeve të Bashkuara në Republikën Demokratike të Kongos, ka reaguar edhe Ministrja e Mbrojtjes në vendin tonë Olta Xhaçka. Në postimin e saj ministrja u shpreh e tronditur për vdekjen e ambasadorit Luca Attanasio dhe  2 personave që e shoqëronin atë. 

" E shokuar nga lajmi i vrasjes së ambasadorit italian në Republikën Demokratike të Kongo-s.  Jemi pranë familjes së tij dhe familjeve të dy viktimave të tjera të sulmit. Ngushëllimet e mia më të sinqerta dhe shprehim solidaritet të plotë me kolegët tanë italian," tha Xhaçka në postimin e saj.

 

Ora 16:32
Kush është ambasadori italian i vrarë sot në Kongo, historia e Luca Attanasio

 

Luca Attanasio, ambasadori italiani vrarë sot gjatë një sulmi në Kongo kundër një autokolone të Monusco, misioni i organizatës së Kombeve të Bashkuara për stabilizim në Republikën Demokratike të Kongos, ishte 43 vjeç.  I lindur në Saronno por i rritur në Limbiate në 1977  ai ishte i martuar dhe baba i tre fëmijëve. Ai u diplomua nga Universiteti Bocconi i Milanos në 2001, pasi kishte punuar për një kohë të shkurtër si konsulent biznesi dhe kishte filluar karrierën Diplomatike, në 2003.
Ai u caktua në Ministrinë e Punëve të Jashtme në Drejtorinë për Çështjet Ekonomike, pastaj në sekretarinë e Drejtorisë së Përgjithshme për Afrikën.
Ai më pas u bë nënkryetar i Sekretariatit të Shtetit me përgjegjësi për Afrikën, së pari u bë kreu i Zyrës Ekonomike dhe Tregtare në Ambasadën Italiane në Bernë (2006-2010) dhe më pas Konsulli i Përgjithshëm në Casablanca, në Marok ( 2010-2013). Në 2013 ai u kthye në Romë ku u bë Shef i Sekretariatit të Drejtorisë së Përgjithshme për Globalizimin dhe Çështjet Globale, ai u kthye në Afrikë së pari si Këshilltar i Parë në Ambasadën e Italisë në Abuja, Nigeri (2015), pastaj nga 2017 ka shërbyer në Kongo, ku ai u konfirmua si Ambasador i Jashtëzakonshëm nga 31 Tetori 2019.

Disa muaj më parë, atij dhe gruas së tij Zakia Seddiki - themeluese dhe presidente e shoqatës humanitare "Mama Sofia", e cila ndihmon fëmijët dhe nënat e reja në Kongo - iu dha Çmimi Ndërkombëtar i Paqes Nassiriya, organizuar nga shoqata kulturore Elaia. Ai u vlerësua për kontributin e tij në realizimin e projekteve të rëndësishme humanitare, duke u dalluar për altruizmin, përkushtimin dhe frymën e tij të shërbimit në mbështetje të njerëzve në vështirësi.


«Gjithçka që ne në Itali e marrim si të mirëqenë», tha Attanasio  gjatë asaj ceremonie «nuk është në Kongo ku, për fat të keq ka ende shumë probleme për t'u zgjidhur. Roli i ambasadës është së pari të qëndrojë pranë italianëve por gjithashtu të kontribuojmë në arritjen e paqes ».
 

Miqtë që kishin ndarë fëmijërinë me të, shprehen të tronditur dhe tregojnë se ai kishte një mendje brilante.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Condolianze!: 22/02/2021 20:06

    Ngushëllime, të dy Arbëreshë nga mbiemri!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?