Foto nga Vendngjarja
Një sulm me armë është shënuar në ambientet e fakultetit të Arteve në Universitetin Charles një ndër universitetet më antike në botë që ndodhen në sheshin Jan Palach, në qendër të Pragës. Sipas raportimeve nga policia dhe ekipet e shpëtimit kanë humbur jetën 11 persona dhe të plagosur janë mbi 20 persona.
Edhe autori i ngjarjes ka mbetur i vrarë. Policia ndërhyri duke evakuar sheshin dhe zonën përreth dhe evakuar universitetin, raportojnë mediat çeke.
Policia u bëri thirrje qytetarëve të bëjnë kujdes.
"Njëmbëdhjetë persona të vdekur, duke përfshirë sulmuesin, nëntë të plagosur rëndë, pesë deri në gjashtë persona me lëndime mesatarisht të rënda, dhjetë të plagosur lehtë. Shifrat mund të ndryshojnë ende. I gjithë sheshi i Jan Palach dhe zona përreth është plotësisht i mbyllur”, shkroi policia në X (ish-Twitter) në orën lokale 15:17.
Sipas zëdhënëses së fakultetit Tereza Marková, stafi dhe studentët janë udhëzuar të mbyllen në zyra dhe klasa. Ai nuk ka informacion më të detajuar, madje as për numrin e studentëve dhe punëtorëve që duhet të ishin aty në atë kohë.
Lajmi kryesor:
VIDEO/ Sulm me armë në Universitetin e Pragës, 14 viktima dhe 25 të plagosur! Vritet atentatori, ishte student gjendet i vdekur dhe i ati
S.S//ReportTv.al