Njerëzit mbajnë trupin e pajetë të një mësuesi pas të shtënave me armë në shkollën në Kurram

Sulm me armë në një shkollë në Pakistan, shtatë mësues të vrarë dhe tre policë të plagosur

5 Maj 2023, 08:57| Përditesimi: 5 Maj 2023, 09:05

  • Share

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një zonë rurale në veriperëndim të Pakistanit, ku kanë mbetur të vrarë të paktën shtatë persona si pasojë e një sulmi me armë në një shkollë.

Pakistani është tronditu nga një masakër e rëndë, nga e cila shtatë persona përfshirë disa mësues, janë qëlluar për vdekje në një shkollë në rrethin Kurram në veriperëndim të Pakistanit.

Ngjarja e rendë është raportuar nga autoritete Pakistaneze, ku sipas tyre një grup personash të armatosur u përfshinë në sulmin e shkollës së mesme qeveritare të rrethit Kurram.

Nga sulmi kanë mbetur të vrarë një burrë anëtar i stafit pedagogjik të shkollës, i cili u qëllua teksa dilte nga makinën e tij në lagjen Kurram dhe 6 persona të tjerë, ku të paktën katër prej tyre mësues dhe dy prej tyre shoqërues.

Gjithashtu nga sulmi i tmerrshëm me armë mbetën të plagosur edhe tre policë. Autoritetet Pakistaneze raportojnë se trupat e të vdekurve nuk janë gjetur ende.

Detajet rreth ngjarjes janë ende të paqarta dhe policia nuk ka identifikuar ndonjë motiv të qartë por mendohet se ky sulm është i lidhur me një tjetër më herët gjatë ditës, kur një burrë u qëllua në makinën e tij në qark, thonë zyrtarët.

Si hakmarrje, një grup rrethoi një shkollë në qytetin e vogël të Tari Mangal, thonë ata.

Kryetarja e bordit arsimor, distrikti i së cilës përfshin Tari Mangal, tha se studentët brenda shkollës mbetën të sigurt por mësuesit të cilët kanë qenë në shkollë duke kryer detyrat e provimit kur personat e armatosur hynë dhe hapën zjarr nuk mundën të devijonin pasojat e rënda.

Ndërkohë që kjo ngjarje ka tronditur gjithë vendin, të dyshuarit janë ende të lirë dhe autoritetet kanë nisur kërkimet për kapjen e tyre.

 

M.T/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?