Foto nga vendngjarja

Sulm me armë në një shkollë në Misuri në SHBA, 3 viktima! Mes tyre edhe autori, ish-nxënës i shkollës

25 Tetor 2022, 22:54
  • Share

Tre persona humbën jetën dhe 7 të tjerë u plagosën si pasojë e një sulmi me armë në një shkollë në Shën Luis në Misuri në SSHBA. Mes viktimave është edhe vet agresori, një 19-vjeçar ish nxënës në këtë shkollë.

Ende nuk është e qartë se si hyri në shkollën e mesme të arteve sulmuesi, pasi raportohet se dyert ishin të mbyllura.

Dëshmitarët thanë se shumë persona shpëtuan pasi agresorit iu bllokua arma në mes të sulmit. Por edhe ndërhyrja e shpejtë e policisë që u njoftua menjëherë nga punonjësit e sigurisë së shkollës shmangu një tragjedi edhe më të madhe, pasi sulmuesit iu gjetën qindra fishekë.

Ende është e paqartë se cili ishte motivi i sulmit në shkollën ku ndjekin mësimet afër 400 nxënës dhe ku 19-vjeçari pa një të kaluar kriminale ka përfunduar studimet 1 vit më parë.

Policia tha se një vajzë adoleshente vdiq brenda shkollës dhe një grua më pas ndërroi jetë në spital. Shtatë të plagosurit – tri vajza dhe katër djem – janë jashtë rrezikut për jetë, raportuan mediat lokale.

 

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?