Conrado Mendoza

Sulm me armë në godinën e bashkisë në Meksikë! Banda 'Los Tequileros' vret kryebashkiakun dhe punonjësit e tjerë

6 Tetor 2022, 07:48| Përditesimi: 6 Tetor 2022, 07:52

  • Share

Një krim i rëndë ka ndodhur në një qytet të vogël në jugperëndim të Meksikës. Disa persona të armatosur kanë vrarë Conrado Mendoza, kryetarin e bashkisë San Miguel Totolapan. Rreth orës 14:00 sipas orës lokale kanë sulmuar bashkinë duke zbrazur karikatorët e armëve.

Për pasojë janë vrarë 17 persona, shkruajnë mediat e huaja. Për këtë sulm, fajtor dyshohet se është banda kriminale Los Tequileros.

Oficerët e policisë dhe punonjësit e bashkisë u vranë në masakër, ndërsa në rrjete sociale qarkullojnë imazhe të trupave të shtrirë në tokë. Nga pamjet e bashkisë duken shenjat e plumbave në një pjesë të godinës.

Babai i Mendozës, ish-kryetari i bashkisë Juan Mendoza Acosta, u vra në shtëpinë e tij përpara se sulmi të zhvendosej në bashkinë e qytetit.

Partia e kryebashkiakut Conrado Mendoza Almeda, PRD, ka dënuar vrasjen e tij dhe ka kërkuar drejtësi.

Godina e bashkisë

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?