Sulm me armë drejt Top Channel, eksperti Softa: Akt terrorist! Mjeti i braktisur nuk është djegur plotësisht, jep mundësinë për gjetjen e autorëve

27 Mars 2023, 11:54| Përditesimi: 27 Mars 2023, 12:20

  • Share

Eksperti i sigurisë, Fatjon Softa e cilëson ‘akt terrorist’ sulmin me armë ndaj godinës së Top Channel ku mbeti i vdekur roja Pal Kola, 60 vjeç. Në një intervistë për Report Tv në emisionin ‘Sot, live në Shqipëri’ me gazetarin Nertil Agalliu thotë se qëllimi i autorëve ishte i qartë se shenjat e plumbave ishin dhe në katin e parë të godinës.

Sipas tij lidhet me emisionet e transmetuara apo linjën editoriale, gjë që do vërtetohet më pas nga policia që do të kryejë hetimet. Sa i përket mjetit të përdorur nga të paktën 3 autorë që u gjet më pas i djegur në Golem të Kavajës, eksporti i sigurisë thotë se jep mundësi për gjetjen e personave përgjegjës. Teksa e cilëson të rëndësishme zbardhjen e kësaj ngjarje.

“Qëllimi ka qenë i qartë, pista të ndryshme që mund të hetohen si emisione Fiks, Big Brother apo linja editoriale. Megjithatë organet do ngrenë pistat dhe unë do e quaja jo sulm kriminal por akt terrorist. Mjeti është vjedhur në Shkodër dhe largimi ka qenë drejt Kavajës. Nuk është djegie e plotë, gjë që jep mundësinë për gjurmët që lehtëson gjetjen e autorëve. Po flasim për median e lirë dhe sulmin ndaj saj. Në shumicën e rasteve, viktimat janë të pafajshëm dhe rastësor siç ishte kamerierja dhe punonjësi i sigurisë. Viktima po mbeten të pafajshëm që janë në vend të punës ose kalimtarë. Nëse kemi pasur raste të kësaj natyre, nuk ka qenë kaq i madh dhe i gjerë reagimi. Kjo është një ngjarje që do ketë reagime dhe jashtë kufijve të Shqipërisë. Zbardhja është e rëndësishme se është këmbanë alarmi”, tha Softa.

Eksperti i sigurisë thotë se organet e ligjzbatimit nuk po funksionojnë siç duket sepse çdo krim që kryhet ka të njëjtin skenar, vjedhje makine që do të kryejë atentat e më pas do digjet. Sipas tij, organet duhet të vihen në lëvizje sa herë që raportohet një makinë e humbur apo e vjedhur.

“Siguria ka kohë që është cenuar. Tregon që nuk funksionojnë organet e ligjzbatimit se janë të njëjtat skema. Çdo mjet që vidhet përgatitet për atentatin e radhës. Armët janë të disponueshme për veprime kriminale dhe atentate”, tha Softa.

Plumbat e kallashnikovit në drejtim të godinës së Top Channel, vranë Pal Kolën, 60-vjeçarin që ishte në krye të detyrës. Ai ishte duke u ngrohur pranë një ngrohëse që ka pasur brenda kabinës në momentet që është qëlluar me breshëri plumbash. Roja ndërroi jetë rrugës për në spital ndërsa në vendngjarje mbetën 25 gëzhoja.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 28/03/2023 01:33

    Bravo z./ekspert/,dashje pa dashje po u meson gangove qe duhet te perdorin me shume benzine e te jene me te vemendshem se si e ku e sperkatin makinen qe te digjet komplet heren tjeter!! Kuriozitetet e sekretet e profesionit leri per ne auditoret e studenteve te ardhshem te kriminalistikes,mos i shit tani dhe ne media.Birbot tane, ne kete menyre mesuan te behen /Toni Montana/ dhe tani doni te na i beni dhe Sherloc Holmes !!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?