Një ushtar në skenën e sulmit vetëvrasës në Pakistan

Sulm kamikaz në stacionin e policisë në Pakistan, 22 viktima dhe 32 të plagosur

12 Dhjetor 2023, 10:24| Përditesimi: 12 Dhjetor 2023, 10:25

  • Share

Të paktën 22 persona u vranë dhe 32 u plagosën në veriperëndim të Pakistanit në një sulm vetëvrasës në një stacion policie. Sulmi ndodhi në Dera Ismail Khan, një qytet në provincën Khyber Pakhtunkhwa në kufi me Afganistanin.

Provinca është një ish bastion i grupit militant taliban, i njohur gjithashtu si Tehreek-e-Taliban Pakistan, ose TTP. Grupi militant mori përgjegjësinë për sulmin në një deklaratë, duke thënë se ai kishte në shënjestër oficerët që ishin në stacionin e policisë. Sulmet në këtë zonë janë shtuar gjatë muajve të fundit.

“Shumë kanë vdekur në gjumë dhe janë me rroba civile, kështu që ne ende po përpiqemi të zbulojmë nëse janë të gjithë ushtarakë”, tha një zyrtar.

Ministri i Brendshëm në detyrë i Pakistanit, Sarfraz Bugti e quajti sulmin një akt “terrorizmi”, raportojnë mediat irlandeze.

Talebanët pakistanezë kanë shtuar sulmet ndaj forcave të sigurisë që nga viti 2022. Autoritetet thonë se kryengritësit janë trimëruar ndërsa jetojnë hapur në Afganistan që nga pushtimi i këtij vendi nga talibanët në vitin 2021.

Ushtria e Pakistanit kreu operacione të shumta kundër militantëve atje pasi disa sulmuan një shkollë të drejtuar nga ushtria, duke vrarë më shumë se 150 njerëz, kryesisht nxënës, në vitin 2014.

S.S/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?