Sulm kamikaz në Pakistan, 3 viktima dhe 28 të plagosur

30 Nëntor 2022, 17:33| Përditesimi: 30 Nëntor 2022, 17:31

  • Share

Nga një sulm kamikaz me bombë në Pakistan kanë mbetur të vrarë 3 persona dhe janë plagosur 28 persona të tjerë. Viktimat janë një oficer policie, një grua dhe një fëmijë.

Sipas oficerit të lartë të policisë, Azhar Mehesar, sulmi kamikaz synonte një automjet policie i cili po shoqëronte një ekip vaksinimi kundër poliomielitit.

Një tjetër polic, Abdul Haq, foli për më shumë se 30 të plagosur, duke përfshirë 15 policë. Lëvizja Talibane e Pakistanit (TTP) mori përgjegjësinë për sulmin në një deklaratë të shpërndarë për mediat.

Të hënën, talebanët pakistanezë njoftuan se po i japin fund armëpushimit që kishin shpallur në korrik, raportojnë mediat e huaja.

Grupet që vaksinojnë fëmijët kundër poliomielitit janë shpesh shënjestër nga talebanët pakistanezë.

Lëvizja e Talibanëve të Pakistanit që nga viti 2007 ka vrarë rreth 80 000 persona.

S.S/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?