Foto nga vendngjarja

Sulm kamikaz në ministrinë e Jashtme të Afganistanit, vdesin 20 persona

11 Janar 2023, 20:46| Përditesimi: 11 Janar 2023, 20:48

  • Share

Të paktën 20 persona kanë humbur jetën pas një sulmi kamikaz para ambienteve të ministrisë së Jashtme në Kabul duke shënuar sulmin e dytë të madh në kryeqytetin afgan këtë vit. Sipas mediave të huaja, zyrtari i ministrisë së Informacionit të drejtuar nga talebanët tha se kamikazi kishte tentuar të hynte brenda ministrisë së Jashtme por përpjekja e tij kishte dështuar.

Përveç 20 viktimave, raportohet se deri më tani, nëntë persona janë paraqitur në spital për të marrë ndihmën mjekësore pasi mbetën të plagosur nga shpërthimi.

Por talebanët nuk kanë dhënë një numër të saktë të viktimave. Fillimisht kanë raportuar pesë viktima më pas nëntë persona. Ndërsa një zyrtar amerikan deklaroi se mospërputhja e shifrave të dhëna nga talebanët ishte shqetësuese.

“Ne kemi parë talibanët ta bëjnë këtë më parë. Nuk i ndihmon sigurimit të qytetit të mohojnë numrat e viktimave aktuale. Pra, shumë pyetje, pak përgjigje”, tha ai për Al Jazeera.

Mësohet se shpërthimi i fortë ka ndodhur në momentin kur një delegacion kinez po takonte talebanët në Ministrinë e Punëve të Jashtme.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?