Kabul, Afganistan

Bota

Sulm kamikaz jashtë ambasadës së Moskës në Afganistan! 8 viktima, 2 prej tyre diplomatë rus

5 Shtator 2022, 12:35| Përditesimi: 5 Shtator 2022, 12:49

  • Share

AFGANISTAN- 8 persona janë vrarë pasi një person hodhi veten në erë pranë hyrjes së ambasadës ruse në Kabul, raporton Al Jazeera.

Shpërthimi ndodhi kur një zyrtar i ambasadës doli nga ndërtesat për t'i lexuar emrat një turme që priste të dëgjonte për vizat, njoftoi agjencia shtetërore ruse e lajmeve RIA Novosti. Sulmuesi, i cili ishte i pajisur me bombë dhe eksplozivë iu afrua portave të ambasadës, por u qëllua për vdekje nga rojet e armatosura talebanë.

Në momentin kur ndodhi shpërthimi, të pranishëm në zonë ishin një numër i madh njerëzish.

S.C/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?