Kisha Saint-Pierre d’Arene në Nice, Francë

Bota

Sulm brenda kishës në Francë, i riu godet priftin me thikë! Ndërhyn murgesha për t'i hequr armën e ftohtë nga duart

24 Prill 2022, 16:05| Përditesimi: 24 Prill 2022, 16:17

  • Share

Një sulm me thikë ka ndodhur në kishën Saint-Pierre d’Arene në qytetin Nice në jug të Francës.

Prifti At Christophe është sulmuar disa herë me thikë nga një person që dyshohet se është me probleme të shëndetit mendor.

Nga sulmi mbeti e plagosur në krah edhe një murgeshë, e cila tentoi të hiqte thikën nga duart e autorit.

Ministri i Brendshëm Gerald Darmani bëri një postim në Twitter ku bëri me dije se sulmuesi është vënë në prangat e policisë ndërsa prifti është në gjendje të qëndrueshme, jashtë rrezikut për jetën.

Ky sulm ndodhi ndërsa në Francë po vijon raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale.

A.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?