Sulme ajrore në provincën Ildib, 29 ushtarë turq të vdekur dhe 36 të plagosur, Turqia akuza regjimit sirian për goditjen

27 Shkurt 2020, 23:13| Përditesimi: 28 Shkurt 2020, 01:43

  • Share

Të paktën 29 ushtarë turq kanë mbetur të vrarë, ndërsa 36 të tjerë janë plagosur gjatë një sulmi ajror të regjimit sirian në provincën Idlib këtë të enjte.

Sipas zyrtarit turk, Rahmi Dogan nga provinca Hatay ushtarët e plagosur në sulm janë evakuuar në spitalet e Turqisë.

"Është ende i paqartë sulmi kundër ushtarëve heroikë turq të cilët ishin në Idlib për të arritur sigurinë tonë kombëtare", ka thënë përmes një deklarate Drejtori turk i Komunikimeve, Fahrettin Altun gjatë një takimi për çështje sigurie që po mbahet në pallatin presidencial.

Turqia ka ndërmarrë një kundërpërgjigje në përpjekje për t’u “hakmarrë për ushtarët tanë heroikë të dëshmuar", thuhet në deklaratë.

Ministria e Jashtem turke ka deklaruar se, referuar situatës së jashtëzakonshme pas sulmit sirian, ka patur një komunikim midis drejtuesit të këtij institucioni Mevlut Cavusoglu me sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg. Ndërsa, nuk jepen detaje të mëtejshme në lidhje me përmbajtjen e telefonatës.

Po ashtu, qeveria siriane nuk ka lëshuar ende një komunikatë referuar pretendimieve turke.

Ushtarët turq ndodhen në zonën e fundit të mbajtur nga rebelët e sirianë, pas një marrëveshjeje de-përshkallëzimi të vitit 2018  mes Ankarasë dhe Moskës. Qeveria siriane, e mbështetur nga Rusia, ka ngritur një fushatë agresive ajrore kundër rebelëve në Idlib javët e fundit.

OKB raporton se, qindra-mijëra njerëz kanë ikur nga territori në dy muajt e fundit, teksa sulmet e ajrore dhe ato guerrile nga regjimi sirian dhe mbështetësit e tij rus vijojnë.

Sipas OKB-së dhjetra-mijëra njerëz janë ende në lëvizje, ndërsa gati 700 mijë nga të zhvendosurit janë gra dhe fëmijë.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Minimumi jetik në vend 184 euro për person, a është i mjaftueshëm?