Dashnor Sula

Sula: Shqipëria jashtë listës së ‘NUMBEO’-s për vendet më të mira për të jetuar! Kjo qeveri nxiti eksodin më të madh të shqiptarëve

3 Prill 2023, 11:08| Përditesimi: 3 Prill 2023, 11:15

  • Share

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula ka kritikuar qeverinë për situatën ku ndodhet vendi a i takon emigracionit masiv të të rinjve dhe vrasjeve të ndodhura si pasojë e atentateve.

Ai tha se të rinjtë vazhdimisht po kërkojnë të largohen nga Shqipëria duke zgjedhur udhëtimin me gomone në kanalin ‘La Mansh’ për të mbërritur në Britaninë e Madhe. Ai tha se situata në vend tregohet edhe nga lista e publikuar nga ‘NUMBEO’, ku Shqipëria nuk renditet në vendet më të mira për të jetuar pavarësisht se vende të tjera të rajonit janë pjesë e kësaj liste.

“Në fakt krimin, kriminelët po i shohim ditën për diell ndërsa zhvillimi nuk duket as me teleskop. Ajo që shohim çdo ditë është zbrazja e vendit. Në verë të rinjtë përdorin gomonet për të kaluar Lamanshin, ndërsa tani në dimër kamionët. Situatën e zymtë të vendit tonë e pasqyronë edhe NUMBEO, njësia më e madhe globale e të dhënave. Kjo njësi pa publikuar një listë ne vendet më të mira për të jetuar. Në të bëjnë pjesë vendet e Ballkanit perëndimor, por jo Shqipëria.

Gjatë llogaritjes së Indeksit të Cilësisë së Jetës merren parasysh faktorët e mëposhtëm:

Fuqia blerëse

Kujdesi shëndetësor dhe siguria

Kosto jetesës

Çmimi i pronës në raport me të ardhurat

Kohët e udhëtimit

Ndotja & Klima”- shkruan Sula.

Në përfundim të analizës së tij të publikuar në facebook, Sula tha se qeveria aktuale do mbahet mend si nxitësja e eksodit më të madh të shqiptarëve.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?