Ndryshe nga deputetët e tjerë, Dashnor Sula nuk e sheh kohën e duhur politikisht për të mbajtur zgjedhje brenda PD-së. Ai tha se partia duhet të bashkohet për të kaluar provën e radhës me elektoratin, në zgjedhjet lokale të 2023-shit, duke qartësuar se nuk do të votojë as për përjashtimin e Berishës dhe as të Bashës, pasi vetë vota e demokratëve do zgjedhë kryetarin e ri.
"Të bësh zgjedhje brenda PD do ishte nonsens, kemi një shumicë brenda pakicës, foltorja është shumicë. Do ishte e udhës që të shkonim me një komision të përkohshëm për bashkim për zgjedhjet e 2023 për bashkitë, dhe pas kësaj zgjedhje brenda partisë. Kam deklaruar se nuk do të votoj kurrë për largimin e asnjërit nga PD, nuk është zgjidhje për përjashtim, nëse nuk e kupton as Basha dhe as Berisha, ne po flasim kot', tha Sula
Lajmi kryesor:
Dorëheqja e kryedemokratit në tryezë, Agalliu: Nëse nuk ka reagim brenda afatit, do marrim masa! Salianji: Basha do largohet! Duma: PD të dalë nga cic-micet
//ReportTv.al