Spitali i Durrësit

Durrës, plagoset një 17-vjeçar, ecën 1 km në këmbë me thikën në brinjë

22 Shtator 2020, 15:54| Përditesimi: 22 Shtator 2020, 17:52

  • Share

Një sherr mes të rinjsh këtë të martë (22 shtator) ka përfunduar me plagosjen e një 17-vjeçari.

Ngjarja ndodhi rreth orës 15:30 në lagjen Stalla në Sukth të Durrësit ku një 16-vjeçar me iniciale Xh.S. plagosi me thikë 17-vjeçarin me iniciale E.Z.

Disa orë pas ngjarjes, policia arriti të arrestojë autorin.

17 vjeçari 3 ditë më parë kishte një konflikt me 16-vjeçarin ndërkohë që ditën e sotme ato u takuan për të sqaruar konfliktin e tyre por ajo agravoi në një tjetër sherr.

Shtetasi me iniciale E.Z. ishte i shoqëruar nga një tjetër person ndërsa 16-vjeçari ishte i shoqëruar me 2 të tjerë të cilët kishin armë të ftohta. I plagosur në brinjë mbeti 17-vjeçari i cili u detyrua që të ecë në këmbë për 1 km drejt spitalit.

Ai iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale e cila doli me sukses ndaj ai është jashtë rrezikut për jetën.

Materialet do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Ora 17:36
Plagosi me thikë 17-vjeçarin, kapet pas disa orësh autori

Vetëm pak orë pas plagosjes me thikë në Sukth të Durrësit, policia vendosi në pranga autorin e dyshuar.

Pas ndjekjes së autoriteteve u bë e mundur kapja e një 16-vjeçarit me iniciale Xh.S., autori i dyshuar për plagosjen me thikë të 17 vjeçarit me iniciale E.Z. pas një konflikti të çastit.

Aktualisht i plagosuri iu nënshtrua një ndërhyrjeje dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Minimumi jetik në vend 184 euro për person, a është i mjaftueshëm?