Foto ilustruese

Sukth/ Makina përplas për vdekje kalimtarin 59 vjeçar, ikën pa lënë gjurmë

26 Gusht 2023, 00:34| Përditesimi: 26 Gusht 2023, 00:38

  • Share

DURRES - Një aksident me vdekje u shënua në orët e vona të natës në rrugën dytësore Sukth-Manzë.

Një automjet ende i pa identifikuar ka aksidentuar shtetasin këmbësor J. M., 59 vjeç, i cili ka humbur jetën, informoi pak pas mesnate policia e Durrësit

Policia po bënë këqyrjen e kamerave të sigurisë dhe po grumbullon informacion për të bërë të mundur identifikimin e drejtuesit të automjetit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin dhe rrethanat e ngjarjes.

S.G/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?