Lionel Scaloni

Suksesi historik në Botëror, Argjentina vendos për trajnerin! Presidenti Tapia: Më quanin të çmendur

27 Dhjetor 2022, 12:00| Përditesimi: 27 Dhjetor 2022, 12:06

  • Share

Lionel Scaloni do vijojë të jetë trajneri i Argjentinës. 44-vjeçari drejtoi "Albicelesten" te suksesi historik dhe pas 36 vitesh ktheu në Argjentinë trofeun e Kupës së Botës. Falë këtij trofeu ai ka siguruar edhe rinovimin e kontratës deri në 2026. Një gjë të tillë e ka konfirmuar për mediat edhe kreu i Federatës, Claudio Tapia.

“Në atë kohë më quanin të çmendur, 99 përqind menduan se nuk kishim të drejtë, por e vërteta është se Scaloni dhe kjo përzgjedhje i ka bërë krenarë argjentinasit. Scaloni është dhe besoj se do të vazhdojë të jetë trajner i kombëtares. Të dy jemi burra të fjalës, e kemi thënë një fjalë. Nuk kam asnjë dyshim se do të vazhdojë”, tha Claudio Tapia.

Scaloni u ul në stolin e Argjetinës në gushtin e 2018 dhe ka kontratë deri në dhjetorin e 2026. Me Scalonin në stol, Argjentina ka fituar tre trofe të rëndësishëm. Në 2020-21 Argjentina fitoi Kupën e Amerikës, ndërsa në 2021-22 Superkupën e Kampionëve, për të kulmuar në 20 dhjetor të këtij viti me trofeun e Kupës së Botës në Katar.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?