Dua Lipa

Sukseset nuk kanë fund për të! Ja triumfi i radhës i Dua Lipës në Britani

26 Gusht 2023, 16:13| Përditesimi: 26 Gusht 2023, 16:28

  • Share

Kënga “Dance The Night” e Dua Lipës zë tashmë vendin e parë në Mbretërinë e Bashkuar si kënga më e klikuar. “Dance The Night” u publikua më 26 maj të këtij viti.

Ajo erdhi si një nga kolonat zanore të filmit “Barbie”, premiera e të cilit ishte në muajin qershor.

Ky projekt arriti suksese të mëdha dhe vetëm për një kohë të shkurtër ka kaluar shifrën e 85 milionë klikimeve në platformën YouTube.

“Dance The Night” është numër një në Mbretërinë e Bashkuar. Java e ditëlindjes po ecën mirë. Shumë dashuri për të gjithë ata që po e dëgjojnë,” ka shkruar Dua në Instagram.

Ylli nga i pop-it ka bërë gjithashtu debutimin në aktrim si Mermaid Barbie në filmin e Warner Bros, ku shfaqet vetëm 30 sekonda.

Ndërkohë që filmi ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm, duke u bërë projekti me më së shumti fitime për 2023.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?