Mbledhja e Këshillit Kombëtar të PD

'Sufja, Udri dhe Zupi me një klik përjashtuan 170 anëtarë të Këshillit', satira e Gjekmarkajt: Ditë të zeza e presin Ramën, po u bënë edhe 5-6 mbledhje si kjo

20 Qershor 2023, 16:03| Përditesimi: 20 Qershor 2023, 16:05

  • Share

Sufja, Udri dhe Zupi me një klik përjashtuan 170 e kusur veta nga Këshilli Kombëtar, i PD  zyrtare i dëbuan nga hija e vulës si lakmitaret nga bahçja. Hajde qerratenj  hajde. Nuk kishim dyshim për aftësitë. U hakërryen, u përbetuan që o e qesim në selamet opozitarizëm o s’ka!

Tani u thonë njerëzve hajt sikter ikni njëherë meditoni, piquni, ngrihuni në lartësinë e Vulës dhe pastaj edhe bashkohemi. Tani për tani mendimi ndryshe nuk na duhet. Atë e dimë ne.

Të uruarit po u japim një mundësi demokratëve  vikasin ! Partia e re me Liderin e ri historik në krye me kolonelët e saj Sufja, Zupi, Zuthi, Dupi, Tupi, Dokupi, Enkupi , Jakupi , Potuku, Kallupi  do jetë edhe oksidentale edhe demokratike edhe erdoganiste e fondamentaliste edhe pro amerikane, edhe vehabiste edhe laike, intelektuale e elitare po e po!

Ja mbërrimë edhe kësaj dite ku lavdia dhe shpresa vërshojnë si uji i Lanës oborreve të opozitës. Edi Rama po dridhet si qafir se i erdhi sosja. Po u bënë edhe pese a gjashtë mbledhje si kjo, tre fjalime te Sufes, Tupit, Dupit dhe Zupit  vrima e miut do i duket hotel me pese yje. Ditë të zeza e presin. Këtu nuk kemi parasysh as këndimin e hymnit e as një  nga fjalët e zjarrta ku thuhet qe beteja sapo u bitis.

Serioziteti dhe  ndershmëria , interesi publik dhe ai opozitar, dija  e mira, e dashura dhe e bukura sot triumfuan mbi delenxhillëkun, dordomuzllëkun, batakçillëkun padijëllekun përçarjen dhe kapjen. Aferim more te uruar aferim, banaliteti dhe poshtërsia ju kalon anash pa ju lagur gjëkundi. Sot mund të mburreni i bashkuat demokratet.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Balo Bënça: 20/06/2023 21:40

    Po ti Gjek + Mark ku je? As me Berishën,as me Bashën,as me Bardhin ...me kë je pra!? Merresh edhe me letërsi ti derrkuc,shiko atë punë e lëre politikën . Tropojanët në politikë vetëm e kanë dhjerë punën, nuk bëjnë hajër!

    Përgjigju
  • Kurbëneshi: 20/06/2023 20:26

    Çojeni të ruhej ndonjë tufë me dhi këtë derdimenin më të shkollarisur të vulë,foltores ,nevojtores po jepini e nja 3 a 4 qen me vete që t'a sjellin qentë në shtëpi këtë vetë se as dhitë nuk ruhen dot ky derdimenin i shkollarepsur Alla vulë,foltore,nevojtore.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?