Aleanca e Atlantikut të Veriut

Suedia zyrtarisht vend anëtar i NATO-s

7 Mars, 17:55| Përditesimi: 7 Mars, 22:47

  • Share

Suedia është zyrtarisht një vend anëtar i NATO-s. Lajmin e ka bërë me dije shefi i Aleancës së Atlantikut, Jens Stoltenberg përmes një postimi në X.

Stoltenberg shprehet se Suedia do të marri vendin e duhur në tryezën e Aleancës për ta bërë atë më të fuqishme dhe të sigurtë.

'Është zyrtare – #Suedia është tani anëtarja e 32-të e #NATO-s , duke zënë vendin e saj të merituar në tryezën tonë. Pranimi i Suedisë e bën NATO-n më të fortë, Suedinë më të sigurt dhe të gjithë Aleancën më të sigurt. Mezi pres të ngrejë flamurin e tyre në selinë e NATO-s të hënën.', thotë Stoltenberg.

Kryeministri i Suedisë, Ulf Kristersson ndodhet sot në Uashington ku ka dorëzuar dokumentacionin final për anëtarësimin në NATO. Ndërsa më herët Shtëpia e Bardhë tha përmes një deklarate se Suedia do t;i bashkohej aleancës ditën e sotme.

Anëtarësimi i Suedisë në NATO fillimisht pati kundërshtimin e Turqisë dhe Hungarisë, por më pas vendet e aprovuan në parlament futjen e vendit baltik në Aleancën e Atlantikut të Veriut. Suedia do të përfitojë nga mbrojtja e përbashkët në rast të një sulmi ndaj saj nga një vend tjetër

Pas Suedisë pritet të anëtarësohet edhe Finlanda në NATO.

Ora 22:49
Peleshi përshëndet anëtarësimin e Suedisë në NATO: Hap i rëndësishëm drejt sigurisë

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi përshëndeti sot anëtarësimin e Suedisë në NATO, të cilin e cilësoi një hap të rëndësishëm drejt sigurisë dhe bashkëpunimit ndërkombëtar.

“Pranimi i Suedisë shton fuqinë e NATO-s dhe ndërton një të ardhme më të sigurtë për të gjithë aleancën”, u shpreh Peleshi.

G.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?