Manekina me fytyrën e presidentit turk në Suedi

Suedia: Protesta kundër Erdoganit, varet në mes të qytetit një manekin si presidenti turk, akt sabotimi ndaj anëtarësimit në NATO

13 Janar 2023, 16:58| Përditesimi: 13 Janar 2023, 17:08

  • Share

Një protestë ndodhi ditën e mërkurë para ndërtesës së komunës së qytetit, e cila nxiti reagime shumë të ashpra nga Turqia duke bllokuar anëtarësimin e Suedinë në aleancën e NATO-s, deri sa Stokholmi të plotësojë kërkesat e paraqitura nga Ankaraja.

Kryetari i Parlamentit të Turqisë, Mustafa Sentop, anuloi vizitën e homologut të tij suedez, Andreas Norlen, që ishte përgatitur të zhvillohej të hënën. Ligjvënësit turq duhet të rafitikojnë aplikimin e Suedisë për anëtarësim në NATO, në mënyrë që ky shtet të bëhet pjesë e NATOS-s.

Turqia i ka vendosur kushte Stokholmit, në këmbim të ratifikimit të anëtarësimit të Suedisë në NATO. Ankaraja ka kërkuar që Stokholmi të mos pranojë militantët kurdë dhe grupet e tjera që Turqia i konsideron si kërcënim për sigurinë e saj kombëtare, në këmbim të pranimit.

Ministria e Jashtme e Turqisë thirri në bisedë ambasadorin suedez të enjten lidhur me protestën në Stokholm dhe theksoi që varja e manekinit që i ngjasonte presidentit turk ishte një akt i tmerrshëm dhe që duhej të merrej shumë seriozisht pasi ishte tallje për një lider, i cili është zgjedhur në mënyrë demokratike.

“Ky është sabotim kundër aplikimit të Suedisë në NATO. Një veprim i tillë është i rrezikshëm për sigurinë suedeze", deklaroi Ministria e Jashtme. 

Pas nisjes së pushtimit rus të Ukrainës, Suedia dhe Finlanda vendosën të aplikonin për anëtarësim në NATO. Të 30 anëtarët e aleancës duhet të pajtohen, në mënyrë që këto dy shtete të bëhen pjesë e NATO-s.

Turqia ka kërkuar nga Finlanda dhe Suedia që të veprojnë më shumë kundër grupeve që ajo i konsideron terroriste dhe i kërkon këtyre dy shteteve ekstradimin e këtyre personave me rrezikshmëri të lartë për shoqërinë.

 

F.D/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Bledi: 13/01/2023 18:15

    Mire ja bejne suedise qe e bllokojne se me keq se turqia sillen me emigrantet

    Përgjigju
  • Arbëri: 13/01/2023 17:59

    Këtë sanotim e bën rusoserbët në Stockholm..!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?